Daja te Partizani? Reagojnë kryeqytetasit  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e fundit në media kanë qarkulluar lajme për kalimin e trajnerit të Skënderbeut, Ilir Dajës në krye të stolit të Partizanit.

Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e këtyre të fundit, të cilët përmes një njoftimi kanë hedhur poshtë këto zëra.

Partizani bën me dije se stafi teknik gëzon besimin dhe mbështetjen e drejtuesve të klubit dhe se nuk planifikohen ndryshime të tilla, ndërsa kanë kërkuar nga mediat që të jenë korrekte dhe të mos desinformojnë opinionin publik.

Njoftimi i Partizanit:  

Nisur nga lajmi që prej ditësh po qarkullon në media dhe portale të ndryshme në vend, FK Partizani ka detyrimin moral përkundrejt opinonit sportiv, por sidomos ndaj punonjësve dhe tifozerisë së skuadrës për të përgënjeshtruar lajmin se klubi është në kontakte me trainerë të tjerë për të marrë drejtimin e ekipit. FK Partizani dëshiron të informojë, sqarojë mediat dhe sportdashësit, se stafi teknik gëzon besimin dhe mbështetjen e drejtuesve të klubit për të punuar të qetë në arritjen e objektivit të mbetur në këtë sezon jo normal si ky i këtij viti, i kondicioniuar thellësisht nga situata e krijuar prej pandemisë. Saktësojmë se këto lajme nuk bëjnë gjë tjetër përveçse tentojnë të shpërqëndrojnë ekipin nga detyra për ta mbyllur këtë fund kampionati me përpjekjet maksimale. E vlerësojmë dhe respektojmë trainerin Ilir Daja për atë çka arritur në drejtimin e mjaft ekipeve në kampionatin tonë, ashtu si respektojmë dhe klubin e Skënderbeut për kampionatin dinjitoz që po zhvillon, por ky reagim i yni vjen për të respektuar garën dhe mos prishur kurrsesi ekuilibrat në këtë fund sezoni. Ndaj kërkojmë nga të gjitha mediat që të jenë korrekte në pasqyrimin e informacioneve ashtu sikurse Partizani mbetet gjithmonë bashkëpunues me të gjithë dhe kërkon të trajtohet në të njëjtën mënyrë.ka.ta/Fjala.al/

Lexo edhe :  "Jam më i mirë se Lamine Yamal", nis sfida direkte nga Parisi

https://www.instagram.com/p/CCIwOn8HaPb/?utm_source=ig_web_copy_link

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV