Detaje për ngjarjen në Kombinat/Gazetarja: Vajza kishte 5 muaj e vdekur, nëna i lyente trupin me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja shumë tronditëse janë bërë me dije së fundmi në lidhje me ngjarjen e Kombinatit, ku u  gjetën të vdekura nënë e bij, Zhaneta dhe Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gazetarja e kronikës Dorjana Bezat, duke iu referuar ekspertëve mjekoligjorë, ka thënë se dyshohet se trupi i 33-vjeçares Anisa Josifi ishte i dekompozuar, pasi ajo kishte 5 muaj e vdekur.

Për trupin e pajetë kujdesej nëna me vajzën tjetër, duke e lyer me vaj dhe mbështjellë me shtroje.

“Grupi hetimor ka nxjerrë detaje të reja tronditëse në lidhje me ngjarjen e bërë publike mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit.

Dyshohet se 33-vjeçarja dyshohet të ketë ndërruar jetë 5 muaj më parë dhe mbahej në banes prej 5 muajsh.

Për trupin e saj kujdesej nëna dhe motra. Fqinjët dhe të afërmit e tjerë thonë se kishin muaj pa kontaktuar me vajzën e saj, dhe nëna apo motra tjetër thoshin se ishte në gjumë ose në punë.

Policia ka gjetur bredna banesës enë me përbërje të ndryshme dhe me vaj që e përdornin për të lyer trupin e viktimës që të mos dekompozohej. Këto konstatime u bënë dhe nga ekspertët ligjorë.

Për të nxjerrë kohën ekzakte të vdekjes së saj do duhet edhe një kohë më e gjatë. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja vaji që e përdorte nëna me motrën tjetër për të mos u dekompozuar trupi dhe për të mos ardhur erë të keqe.

Trupi ishte mbështjellë me shtroje dhe mbulesa të shumta. Policisë i ka ardhur në ndihmë dëshmia e Blerta Josifit, e cila është gjetur në jetë dhe ka komunikuar me punonjësit e policisë.

Lexo edhe :  Makina dhe ora luksoze, goditet rrjeti i trafikut të drogës

Ajo ju ka thënë atyre “ju se keni idenë se çfarë sakrificash kemi bërë ne për të arritur një jetë më të mirë.” Unë si gazetare e kronikës kam mbuluar raste të tilla, edhe fëmijë të vegjël. Kanë qenë raste që i përkasin këtij sekti, sektit të Jehovait.

Në informacionet e fundit Policia ka qenë tre javë më parë në familjen Josifi sepse kanë pasur informacione se nëna dhe dy vajzat nuk dilnin nga shtëpia. Policia ka marrë kontakte me to, edhe familjarët kanë marrë kontakt me to.

Por ato nuk dilnin, flisnin vetëm nga dera dhe nxirrnin justifikim se nuk dilnin nga shtëpia apo nuk shkonin në punë për shkak të koronavirusi”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

NASA njofton largimin e 20% të fuqisë punëtore, ja arsyeja

Sipas një zëdhënësi të NASA-s, numri i punonjësve që do të largohen arrin në rreth 3,870 veta, çka do...

Linda Rama: Teknologjia nuk është argëtim, si e edukoj djalin tim 11-vjeçar

E ftuar në emisionin “Inside Albania” në Euronews Albania, Linda Rama, bashkëshortja e kryeminsitrit Edi Rama, u ndal edhe te ndikimi i teknologjisë dhe...

Arrestimi i Çlirim Doganit për vrasjen e Anesti Ramës, flasin banorët e fshatit

Arrestimi i Çlirim Doganit si bashkëpunëtor në vrasjen e Anesti Ramës disa ditë më parë, për banorët e fshatit Arapaj është një lajm i...

Makina dhe ora luksoze, goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Shtetit ka njoftuar përfundimin e aksionit të koduar “OROLOGI”, i cili është zhvilluar në bashkëpunim mes strukturave të Drejtorisë së Policisë Kriminale,...

Transferimi në Turqi, Qazim Laçi: “Nuk do dorëzohem kurrë, klubi ynë ka objektiva”

Qazim Laçi u largua së fundmi nga Sparta e Pragës për t’u transferuar tek Rizespor. Pas kalimit te skuadra turke, Laçi i ka dërguar...

Lajme të tjera

Web TV