Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesën e tyre në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Policia ka gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre nënë e bijë, ndërkohë vajza tjetër në gjendje të rëndë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur afër shkollës “Myslym Keta” në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

Policia ka gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

21:40 “Kisha disa ditë që nuk i shihja”/Flet fqinja: Mbetën pa punë nga pandemia dhe…Një nga banoret e pallatit nuk ka nguruar të flas dhe të tregoi atë çka ajo di.

Sipas gruas vajzat Anisa dhe Blerta Josifi kishin mbetur pa punë gjatë kohës së pandemisë.E mesa duket kjo ka shkaktuar një lloj mërzie.

“Dilnin nga banesa. Punonte e zonja. Bënte pazar. Kur kanë ardhur në Tiranë kishte vdekur bashkëshorti. Kisha ca ditë që nuk i kisha parë.Ka vetëm dy vajza. Secili shikon hallet e veta pavarësisht se jetojmë në një pallat.Ka një motër në pallatin tjetër. Sa ishin në punë ishin mirë por si të gjithë të tjerët po vuajnë me rastin e pandemisë,” deklaron banorja.

21:28 Rebani Jaupaj: Në shtëpi u gjetën shënime fetare dhe shenja mosushqyerje

Kreu i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, ka dal në një deklaratë për mediat mbi ngjarjen e ndodhur në Kombinat, ku u vetëflijuan nënë e bijë dhe vajza tjetër e familjes është rëndë në spital.

Jaupaj u shpreh para mediave se ka qenë vëllai i 56-vjeçares dhe daja i dy vajzave që ka njoftuar policinë, pasi nuk kishte kontakt me motrën dhe dy mbesat.

Kreu i policisë tha se dyshohet se ato janë vetëflijuar dhe se në shtëpi janë gjetur shënime fetare. Nga këqyrja e trupave shihet se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit

Fjala e plotë

Policia ka dhënë njoftim paraprak ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk ka kontakt me motrën prej dy ditësh dhe me dy mbesat. Është njoftuar menjëherë zjarrfikësja, dhe ne pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja e derës. Sapo hynë zjarrfikësit konstatuan se zonjën e shtëpisë të ëmën të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike iu dha ndihma e parë dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije, dhe mbi batanije jorgan.

U krijua grupi hetimor. Po kryhen veprime në vendin e ngjarjes. Paraprakisht eksperti mjeko ligjor komunikoi se mund të jenë vetëflijuar. Hetimet po vazhdojnë. Jemi në hetime intensive. Menjëherë do të ju njoftojnë. Mendohet për një vetëflijim. Për këtë po grumbullojmë të gjitha materialet. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara. Kanë mbaruar shkollën e lartë, por të papuna. Shihet se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit”

21:15 Detaje, nënë e bijë të vetëflijuara/Dyshohet se vajza kishte ndërruar jetë ditë më parë, nëna priste ringjalljen

Lexo edhe :  Katër zyrtarë dënohen për shkelje tenderash, dënime të pezulluara

Burime për mediat bëjnë me dije se nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar, përkatësisht atij të Jehovajit duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Gjithashtu dyshohet se vajza ka vdekur ditë më parë por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj ka ndërruar jetë sot pasi priste ringjalljen e së bijës.

21:03 Nënë e bijë u gjendën të pajeta në banesë/Policia: Ja si e dha alarmin i afërmi

Ka qenë vëllai i 56- vjeçares i cili telefononte atë dhe nuk i përgjigjej, madje as nuk i hapte as telefonin. Më pas ai ka njoftuar Komisariatin e Policisë Nr.6, që kanë shkuar bashkë me zjarrfikësen për të hapur derën.

Pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete 56- vjeçaren Zhaneta Josifi, dhe 30- vjeçaren Anisa Josifi. Kurse motra e kësaj të fundit, 34- vjeçarja Blerta Josifi, është dërguar në spital.

Burime për mediat bëjnë me dije se vajzat dhe nëna ishin mbështetëse të dëshmitarëve të Jehovait.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Rama nga Korça: Do të hapim qendrën e parë turistike të skive në vend

Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një videoje në rrjetet sociale se ka ardhur koha për qendrën e parë...

Ndërhyrje e rrallë tek pacientja 24-vjeçare me pajisje të avancuara te Neurokirurgjia

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore...

Qeveria miraton kreditë me interes 0% për 530 punonjës të administratës

Qeveria do të japë kredi me interes 0% për 530 punonjës të administratës publike për vitin 2025. Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare përcakton...

‘Ledioni bën gafa…’ Prindërit e Arbanës bëjnë KOMENTIN EPIK për moderimin e BBVA

Si rrallehere me pare prinderit e Arbana Osmanit flasin per Big Brother Vip Albania. Ne nje interviste te pyetur, ato shprehen qe e ndjekin BBVA...

“Partizani” përkujton Panajot Panon: 15 vite pa legjendën e futbollit shqiptar

19 janari është një ditë që është ngulitur thellë në memorien e tifozëve shqiptar, kryesisht të atyre të Partizanit. Kjo pasi 15 vite më...

Lajme të tjera

Web TV