Gazetari pyet 6 herë Gazmend Bardhin nëse PD humbet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë emisionit HARD TALK gazetari Roland Qafoku e ka pyetur 6 herë Gazmend Bardhin se cfarë do bënte ai si numri dy i PD nëse kjo parti humbet zgjedhjet e vitit 2021? Në fakt Bardhi ka këmbëngulur që PD fiton dhe nuk e  mendon se do humbasë. Por përsëri gazetari e ka bërë pyetjen e njëjtë se çfarë do të bënte ai personalisht nëse PD humbet zgjedhjet në vitin 2021.

 -Zoti Bardhi, çfarë do bëni ju personalisht  nëse PD humbet zgjedhjet?

-PD do fitojë bindshëm zgjedhjet e ardhshme.

-Çfarë do bënit ju nëse PD humbet zgjedhjet?

-Si sekretar i përgjithshëm kam akses të përmuajshëm në të dhënat që përpunohen nga vrojtimet qytetare.

-Dhe çfarë do bënit ju nëse PD do humbte zgjedhjet?

-Nuk ka asnjë shans që PD të humbsë.

-Zoti Bardhi, çfarë do bëni ju nëse PD humbet zgjedhjet?

-Viti 2017 ishte një vit i mbrapshtë për Shqipërinë përsa i përket standarteve zgjedhore…

-Nuk iu përgjigjët pyetjes sime Zoti Bardhi…

-Dhe besoj biem dakord të dy që ishte procesi më skandaloz… i standarteve zgjedhore.

-Zoti Bardhi, nuk iu përgjigjët pyetjes sime, nëse PD humbet zgjedhjet, çfarë do bëni ju?

– ….i standarteve zgjedhore. Ndaj përgjigjia ime për herë të gjashtë është se PD nuk i humbet zgjedhjet e ardhshme./Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/seS0Ofl9cq8
 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV