Kavajë/ Banesa përfshihet nga flakët, pronari nxirret pa ndjenja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Kavajë, por ajo çfarë e bën më të rëndë ngjarjen është se pronari i saj është nxjerrë pa ndjenja nga banesa.

Ai kishte hyrë brenda saj për të tentuar shuarjen e zjarrit, por për shkak të tymit ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe ka humbur ndjenjat. Fatmirësisht ai është nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse duke shmangur më të keqen.

Banesa e përfshirë nga zjarri mësohet se ndodhej në katin e dytë të një pallati 5 katësh në lagjen nr.5 në Kavajë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarr-rënies, ndërkohe që mësohet se në banesë ndodhej vetëm kryefamiljari.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve duke shmangur përhapjen e zjarrit në të gjithë pallatin.
/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV