Lufta kundër kriminalitetit/Çela: Duhet të identifikohen mangësitë ligjore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prezantimi i rekomandimeve prioritare për Prokurorinë e Përgjithshme në kuadër të luftës kundër kriminalitetit për vitin 2020, u zhvillua këtë të enjte online.

Për Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, ndryshimet kushtetuese dhe ligjore mbi të cilat vepron prokuroria kanë krijuar një dualitet mes prokurorit dhe gjyqtarit paraprak, i cili kontrollon hetimin dhe ka kompetenca që më parë i kishte vetëm prokurori.

Gjatë prezantimit Çela theksoi se prokurori dhe gjyqtari paraprake nuk e kanë mundësinë të veprojnë si një strukturë e mirë definuar vendimmarrëse.

Për këtë arsye vlerësoj se ka ardhur koha që të rikonceptohet modeli i bashkëveprimit ndërinstitucional, me qëllim identifikimin e prioriteteve dhe rekomandimeve që marrin në konsideratë kuadrin kushtetues dhe ligjor, duke mos përjashtuar mundësinë e identifikimit të paqartësive apo mangësive ligjore në këtë drejtim”.

Çela vlerësoi si problematik edhe mungesën e hapësirës ligjore për t’i adresuar rekomandimet e qeverisë për luftën kundër kriminalitetit.

Ekzekutivi duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të rregulluar këtë anomali, pasi struktura kompetente për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është Prokuroria e Posaçme, drejtuesi i së cilës raporton në Kuvend”.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, shprehu shqetësim që gjithë stafi i Strukturës së Posaçme nuk përfituar pagën e plotë. Ndërsa përfaqësuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Esmeralda Cami, shprehu shqetësim për boshatisjen e sistemit për shkak të largimeve të prokurorëve nga procesi i vetingut.

Rekomandimet qeveritare në luftën kundër kriminalitetit për Prokurorin e Përgjithshëm janë: rritja e pavarësisë, lufta kundër korrupsionit, ajo ndaj krimit të organizuar, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 14 Qershor 2025

Dashi Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni...

14 qershor 1907 Norvegjia i jep grave të drejtën e votës

Lëvizja për të drejtat e grave në Norvegji lindi nga fundi i shekullit XIX, si pjesë e valës europiane që kërkonte barazi politike, sociale...

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin e mbështetjes që nga fillimi...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Lajme të tjera

Web TV