Mes rasteve të të infektuarve në Berat, pacientja e spitalit dhe një i burgosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes dy rasteve të reja të të infektuarve të konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit, njëri është një i burgosur.

Mësohet se i burgosuri ishte kthyer së fundmi në burg, pasi kishte qenë në arrest shtëpie, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Dyshohet se ai është infektua nga kontaktet familjare, teksa vijon testimi i rrethit të tij të afërm, por edhe të burgosurve të dyshuar.

Ndërkohë e infektuara e dytë është një grua 45 vjeçe, e cila kishte qenë e shtruar në spitalin e Beratit.

Për shkak të shfaqjes së simptomave të Covid-19, gruaja i është nënshtruar tamponit, prej të cilit ka dalë pozitive.

Në orët e fundit në gjithë vendin janë shënuar 82 raste pozitive, nga 368 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Teksa numri i viktimave ka shkuar në 69, në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 387; Durrës   203; Shkodër 152; Vlorë 110; Fier 51; Lezhë 45; Korçë 28; Kukës 19; Elbasan 16; Berat 8; Dibër 8 dhe Gjirokastër 7.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV