Ngërçi me diplomat/Shahini: Ta zgjdhë rektorati. Ja dy projektet tona madhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një deklaratë për mediat Ministrja e Arsimit Besa Shahini , pyetur nga gazetarët ka folur lidhur me skandalin e diplomave në Fakuletin Ekonomik.

Shahini është shprehur e zgjënjyer nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni lidhur me këtë çështje pasi sipas saj  zgjidhja e vetme e këtij problemi i takon rektoratit.

“Studentët janë matrikuluar me kohë, dhe po pritet vetëm firma e Rektorit”- ëhstë shprehur Ministrja Shahini.

“Kjo është një mosmarrëveshje krejtësisht personale mes dy drejtuesve të Universitetit të  Tiranës dhe uroj të marrë zgjidhje sa më shpejt”- ka thënë ajo.

Ngërci i diplomave për studentët e Fakultetit Ekonomik vjen si pasojë e mos firmosjes së diplomave nga Rektori i Universitetit Mynyr Koni dhe mosmarrëveshjeve që kanë ndodhur me dekanin e këtij fakulteti Dhori Kule.

Ministrja është shprehur e gatshme për ti mbështetur studentët në rrugën ligjorë që kanë marrë për zgjdhjen e ketij problemi.

Në fjalën e saj për mediat Ministrja ka folur edhe për dy projekte të mëdha që Ministria e Arsimit ka ndërmarrë lidhur me rritjen e fashave për kategoritë që përfitojnë librat falas , si dhe me nimsën kundër braktisjes së shkollës nga nxënësit.

“Tërmeti dhe pandemia e bënë të pamundur që të zhvillojmë një proces normal mësimor. Buxhetin e ministrisë për investime madhore tashmë është orientuar drejt rindërtimit të shkollave. Besoj se këtë vendim e mbështesni të gjithë. Në fund të vitit do të ndërhyhet në 38 shkolla të Tiranës dhe 20 të tjera jashtë kryeqytetit. Nga dhjetori do të kemi dhe shkollat e reja. Prioritet kanë shkollat me më shumë nxënës.

Përkundër presionit buxhetor të shkaktuar nga krizat kemi ruajtur dy projekte të mëdha për vijimin e arsimit. Arritëm të ruajmë projektin e librave falas. Kemi rritur fashat dhe të atyre që përfitojnë libra falas dhe në shkollën e mesme. Braktisja e shkollës është ulur shumë, por nuk jemi në zero. Të gjithë duhet të kenë qasje në mësim. Projekti i dytë është pakti për universitetin dhe subvencionimin e tarifave për studentët”, tha mes të tjerash ministrja Shahini. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Lajme të tjera

Web TV