Rinis transporti në Kukës, ja çfarë u vendos për çmimin e biletës

Transporti Publik në qytetin e Kukësit nisi punën këtë të enjte në drejtim të qyteteve të tjera dhe anasjelltas.

Drejtuesi i Shoqërisë së Transportit Fatmir Halili tha se situata nuk është aspak e favorshme. Ai thotë se vendosën tu shërbejnë qytetarëve edhe pse kostot për ta janë shumë të larta.

Fjala e plotë

Kemi filluar punën. Nuk kemi lëvizur as oraret dhe as çmimit. Mos të gënjehen nga bizneset e pandershme. Kërkojmë nga shteti heqjen e akcizës së naftës, kërkojmë kapacitetin e 30%. Kërkojmë TVSH dhe pagën e luftës.

 

Bo.Ba/fjala.al