Tenis, hijet e dyshimit dhe pasigurisë pështjellojnë turneun “US Open”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe tenisi është një nga sportet që është goditur më rëndë në nivel ndërkombëtar nga shpërthimi në shkallë globale i epidemisë së virusit korona. Përtej përpjekjeve për një rikthim, vazhdojnë të shtohen dyshimet për Turneun e Hapur Amerikan të Tenisit (US Open), që është programuar të zhvillohet në Nju Jork, nga 31 gushti, deri më 13 shtator 2020.

ATP-ja konfirmoi në kalendarin e saj të ri se turneu do të mbahet, edhe pse ka akoma zëra kritikë, pasi Nju Jorku ka qenë një nga vatrat kryesore të epidemisë së virusit “Covid-19” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajt mars, prill dhe maj. Novak Gjokoviçi ishte i pari që shprehu pakënaqësinë për këtë, madje edhe mundësinë për të hequr dorë nga pjesëmarrja në turneun njujorkez.

Kjo, duke pasur parasysh masat e rrepta të sigurisë që do të merren për tenistët. Tani është Toni Nadali, xhaxhai i Rafael Nadalit, që zbuloi se edhe nipi i tij kishte dyshime për këtë turneu madhor, të njohur ndryshe si “Grend Slem”. “Unë nuk kam asnjë ide nëse Rafa do të luajë në “US Open” apo jo, por unë kam folur me të dhe, deri tani, ai po hezitonte” – tha “xhaxha” Toni.

Ai ka kritikuar edhe ATP-në për nismën e marrë për të zhvilluar turneun amerikan. Rritja e rasteve me virusin korona, me të cilat po përballen Shtetet e Bashkuara, ka nxjerrë në pah hezitimin e shumë tenistëve për të marrë pjesë në “US Open”. Edhe tenisti australian, Nik Kirgios, ka theksuar faktin se sa i rrezikshëm është nga ana shëndetësore për tenistët organizimi i këtij turneu në Nju Jork.

Lexo edhe :  Fjalët e para të Xhakës si lojtar i Sunderland: “Jam shumë krenar që jam këtu”

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“I përbuzur. I harruar. I vetmuar” – Një burrë me qese në dorë…

Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë. Ka qenë...

Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Nga Leonard Veizi Disa emra nuk i përkasin vetëm një kombi, por gjithë njerëzimit. I tillë është Hans Kristian Andersen, shkrimtari që ndërtoi një urë...

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori...

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim, teksa ekspertët paralajmërojnë se ndikimet...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Lajme të tjera

Web TV