Valteri nuk lejon Lleshaj të flasë, Ruçi: Halit mos bëj të fortin me mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme plenare është ndërprerë për 5 minuta pas një debati të shkaktuar mes deputetit të opozitës Myslim Murrizi pasi ky i fundit bllokoi foltoren.

Teksa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi deputetit që të largohej nga foltorja, ky i fundit nuk i është bindur, ndërsa sigurimi ka rrethuar foltoren, ku të pranishëm ishin kolegët Korab Lita dhe Halit Valteri.

Kaq mjaftoi që Ruçi të ndërpriste seancën, me kërkesë të Ballës, për 5 minuta pushim. Ruçi e paralajmëroi me përjashtim nga seanca Murrizin.

Pas Myrrizit ka qenë deputeti Halit Valteri ai që i është  afruar foltores dhe ndërpreu fjalën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Halit mos bëj të fortin se do përjashtohesh nga seanca. S’ka këllçe asnjë njeri të më kundërshtojë mua” u shpreh Ruçi.

Debati me Halit Valterin

Gramoz Ruçi-Halit Valterit: Po të tërheq vëmendjen sipas rregullave të etikës

Halit Valteri: Gjithmonë kështu na e bën ti

Sandër Lleshaj-Halit Valterit: Nuk e mbyt do ti fjalën time

Gramoz Ruçi: Halit mos bëj të fortin se do të përjashtohesh nga seanca. Po të paralajmëroj po vete 2 minutëshi do të përjashtohesh. Nuk ka këllqe asnjëri që të më kundërshtojë mua, të kam paralajmëruar tre herë deri tani. Ulu ti nuk ke të drejtë të kërkosh se je në pikën që përjashtohesh nga seanca.

Myslym Murrizi: Bëj 5 minuta pushim

Gramoz Ruçi-Murrizit: Ministrit i është dhënë fjala, sa të mbaroj 5 minuta pushim. Babën as ta kam zënë, as mos ma zër me gojë. Ministër mos repliko./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV