Dëshmia tronditëse/Flet fqinja e Zhanetës: Më thoshte Anisa është në gjumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me ngjarjen tronditëse që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kombinat është siguruar nga mediat edhe dëshmia e fqinjes së Zhanetës, gruas e cila u vetëflijua me bashkë me vajzën.

Fqinja shprehet për “Report TV” se ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Zhanetën dhe vajzat e saj por kishte më shumë se një vit që nuk i shikonte të dilnin nga shtëpia.

Ajo është shprehur se ka tentuar herë pas here të komunikojë me Zhanetën por kjo e fundit e ka refuzuar.

“8 vite kam pasur muhabet me ato. Kishim hyrje dalje, muhabet. Unë shkova në Greqi, kur u ktheva i vete dhe i them, ku e ke Anisën ? Fle gjumë tha. Shikoja nga dritarja dhe nuk dilnin, edhe dy lule që kishin aty po i thaheshin. I them kësaj që ato do kishin një gjë.  I vete Zhanetës dhe i them, ku e ke Anisën, apo e ke në Gjermani. Vuri buzën në gaz dhe më tha: jo e kam këtu. Dy vjet unë as Blertën dhe as Anisën nuk i kam parë më. Momenti i fundit që kam parë Zhanetën ka qenë në mars. E pashë në supermarket poshtë kur erdhi kohën e pandemisë dhe i thashë si i ke çupat? Shumë i kam i thashë. Një ditë kur erdhi policia dhe bashkia që i sollën ushqime. I vajta para një muaj, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte. Policinë e lajmëroi Sandra se rrinin brenda. U shqetësuan banorët. Ato ulën qepenin e ballkonit, lulet iu ishin tharë”, u shpreh banorja. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV