Humbjet e jetëve nga aksidentet në Shqipëri gjatë 2019-tës, gati 4 herë më të larta se mesatarja e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2019, nga aksidentet rrugore në Shqipëri humbën jetën 519 persona, ose gati 12% më shumë se viti i kaluar, sipas të dhënave të INSTAT. Kjo rritje erdhi kryesisht si rrjedhojë e fataliteteve tek femrat, vdekjet e të cilave u rritën me 47%, kundrejt 2% të meshkujve.

2019-a ka shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2013, kur fatalitetet në rrugë arritën një nivel rekord prej 552 personash.

Në raport me popullsinë, për 1 milion banorë, janë 182 vdekje nga aksidentet në vend për vitin 2019.

Të dhëna të tjera të publikuara nga Eurostat, që i referohen vitit 2018, tregojnë se Shqipëria ka një numër gati katër herë më të larta viktimash nga aksidentet në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian.

Në BE si një e tërë kishte gjithsej 52 viktima të trafikut rrugor për milion banorë në BE, sipas Eurostat.

Në krahasim me popullsinë e secilit Shtet Anëtar, nivelet më të ulëta të vdekjeve në rrugë në vitin 2018 janë vërejtur në Irlandë (29 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Danimarkë (30), Suedi (32) dhe Hollandë (35), përpara Maltës (38), Spanjë (39) dhe Gjermani (40).

Në anën e kundërt të shkallës, nivelet më të larta u regjistruan në Rumani (96 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Bullgari (87), Kroaci dhe Letoni (të dy 77) dhe Poloni (75).

Të dhënat e tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vendet e rajonit tregojnë se në Maqedoni, në vitin 2016 kishte 64 vdekje për 1 milion banorë, në Mal të Zi 107, në Serbi 74, në Bosnjë 157.

Aksidentet fatale në Shqipëri, në raport me popullsinë janë të ngjashme me ish vendet e Bashkimit Sovjetik, si Rusia, Kazakistani, Gjeorgjia etj.

Lexo edhe :  Qëlloi me çifte kuajt në Llogara, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit

Në botë, rekordin për aksidente fatale e mbajnë shtetet e Afrikës, me një mesatare prej 260 vdekje për 1 milion banorë.

Grup moshat që humbin jetën në aksident, rritje rekord e femrave në 2019

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, rreth 26% e jetëve të humbura në rrugë ishin të moshës nën 34 vjeç.

Grupmosha më e përfshirë në aksidente me humbje jete është 45-79 vjeç, me 53% të totalit.

70% e jetëve të humbura në 2019-n ishin meshkuj.

Vitet e fundit është vënë re një rritje e vdekjeve në aksidente nga femrat e lidhur me shtimin e tyre në drejtimin e automjeteve. E fortë ishte sidomos rritja e humbjeve të jetës nga femrat në 2019-n, me 47%, duke arritur në 153, niveli më i lartë historik rekord./Monitor.al

Të fundit

Breshëri plumbash mes dy automjeteve në Tetovë, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tetovë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se një...

Kurseu 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e Kosovës. Policia e Gjilanit po kërkon...

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch,...

Havzi Nela, poeti përkujtohet ekzekutimi nga regjimi! “Jeton si simbol i lirisë”

Ishte mëngjesi i 10 gushtit 1988, kur poeti Havzi Nela u var publikisht në sheshin “Agjencia” në Kukës, një ngjarje që tronditi vendin dhe...

Lajme të tjera

Web TV