Pandemia/Shkelën masat, ISHSH gjobit një Call Center dhe pezullon një institucion financiar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjobitet një Call Center dhe merret vendimi për pezullimin e një institucioni financiar për shkak se janë kapur me shkelje të protokollit të sigurisë për masat anti-Covid.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Durrës dhe Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel  bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë

“Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë intensifikuar kontrollet në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1555 inspektime në të gjitha qarqet e vendit.

Nga inspektimet janë marrë 2  masa administrative: 1 vendim i ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit në një institucion financiar dhe është gjobitur një call center. Masat administrative janë marrë në subjekte të gjetur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Durrës, Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel  bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigurisë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetareve”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe :  Gazeta Fjala, 25 Prill 2025

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Kriza politike në Kosovë, ndërkombëtaret pa ndonjë përpjekje për të zgjidhur situatën

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndonëse ka kaluar një kohë e konsiderueshme që nga përfundimi i...

Ngjarje e rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin

Në fshatin Duhanas, pranë përroit në një zonë të pyllëzuar është gjetur nga familjarët e tij i varur në pemë shtetasi F. K., 41...

E shkarkuar në vitin 2022 nga detyra, KPA jep vendimin për gjyqtaren e Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës,...

Kontrata e lobimit e PD, më e shtrenjta! Zbulohen klientët e “Continental Strategy”

Lidhjet direkte dhe indirekte mes kompanisë “Continental Strategy LLC” me presidentin Trump, e kanë kthyer këtë firmë lobimi më të kërkuarën, me një mori...

“Gara” për Papën e ri të Vatikanit, tërhiqet kardinali Angelo Becciu

Sipas burimeve të Vatikanit, kardinali Angelo Becciu ka zgjedhur të tërhiqet nga pjesëmarrja e tij në Konklavën e 2025 si elektor. Gjatë kongregacionit të përgjithshëm...

Lajme të tjera

Web TV