Pensioni nuk do merret në sportele, ja si mund t’ju vijnë lekët në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga ky muaj, të moshuarit nuk do ta kenë më të nevojshme të paraqiten në zyrat postare për të tërhequr pensionin.

Radhët e krijuara në sportelet e Postës Shqiptare kanë detyruar këtë të fundit që të rikthejë në skemë shërbimin në banesë.

Në kuadër të masave të marra si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19, është evidentuar në disa zyra postare krijimi i radhëve dhe moszbatim i protokollit të masave të sigurisë nga qytetarët.

Posta Shqiptare ju bën thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave sipas udhëzimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke ruajtur distancimin fizik dhe duke mbajtur maskat mbrojtëse.

Posta Shqiptare, në kuadër të parandalimit të radhëve të gjata apo ndonjë mundësie infektimi në këtë situatë të pazakontë, njofton se prej disa vitesh ofron për të gjithë pensionistët shërbimin `Shpërndarja e pensionit në adresë”, thuhet në njoftimin e postës.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

9 gjëra që nuk duhet t’ia lini kurrë ChatGPT t’i bëjë për ju

Inteligjenca artificiale sigurisht që na e ka bërë jetën e përditshme më të lehtë, duke marrë përsipër detyra që i konsiderojmë të lodhshme ose...

Lajme të tjera

Web TV