139 vjet nga vdekja e astronomit, matematikanit e filozofit shqiptar Hasan Tahsinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si sot, 139 vjet më parë u nda nga jeta astronomi, matematikani e filozofi shqiptar Hoxhë Hasan Tahsini. U lind në fshatin e Ninatit, pranë Konispolit.

Studimet e para i ndoqi në Stamboll. Kur ishte ende i ri u caktua si mësues pranë shkollës osmane në Paris, ku gjatë kësaj kohe ndoqi edhe studimet për matematikë dhe shkenca natyrore pranë Universitetit të Parisit.

Më 1870 u emërua rektori i parë i të porsathemeluarit Universitet të Stambollit ku dha leksione fizike, astronomie dhe psikologjie.

Tahsini shkruajti të parin traktat psikologjie në osmanisht të titulluar Psikologjia ose Shkenca e Shpirtit, një vepër e frymëzuar nga modernizmi. Shkruajti gjithashtu të parin libër për astronominë moderne, duke qenë edhe libri i parë i shkencës popullore në osmanisht.

Përveç themelimit dhe emërimit në krye të Universitetit të Stambollit, themeloi edhe “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar).

Së bashku me Sami Frashërin, ai hartoi edhe një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe. Tahsini punoi për alfabetin shqip duke shpikur edhe një alfabet të vetin, si dhe punoi në Komitetin qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Gjenerali gjerman ngre alarmin! Rusia ia ka gjetur “thembrën e Akilit” Evropës

Për të mundësuar lëvizjen më të shpejtë të trupave të NATO-s drejt kufirit lindor të Aleancës, si dhe për...

Shuhet “Bilbili i Labërisë”, ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Bujar Tabulla

Bilbili i Labërisë, Bujar Tabulla ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Artisti i njohur, një nga zërat më të dashur dhe të veçantë të...

FOTO/ Aksidenti ajror në Ganë, kush janë dy ministrat që ndërruan jetë

Ministri i Mbrojtjes i Ghanës, Eduard Omane Boamah, dhe Ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ibrahim Murtala Muhammed, kanë humbur jetën në një aksident...

Frikë për rikthim të sëmundjes? PAMJA e fundit e KateMiddleton trazon rrjetin

Edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj që kur u bë e ditur se Princesha e Uellsit, Kate Middleton, kishte kaluar fazën më të vështirë...

Ironia e Murrizit: Në shtator do plasë “lufta e madhe” thonë, po në tetor do e bëni në…

Myslim Murrizi ka ironizuar ata që thonë si zakonisht këto vitet e fundit, se në shtator do plasë “lufta e madhe”, me të cilën...

Lajme të tjera

Web TV