Aksidentohen dy policë, po patrullonin me motor në Orikum

Dy policë janë aksidentuar pasditen e sotme në Orikum.

Efektivët kanë qenë duke patrulluar në zonën e Orikumit, kur kanë humbur drejtimin e motorit me të cilin lëviznin dhe janë përplasur.

Të dy efektivët kanë marrë plagë nga aksidenti dhe janë duke u transportuar me autoambulancë në Spitalin e Vlorës.

Identiteti dhe gjendja shëndetësore e tyre nuk bëhen ende me dije.

la.mi/Fjala.al