Murrizi akuza të forta ndaj Bashës: Delirant se do bëhet një ditë burrë shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi nuk përmbahet ndaj kreut të PD Lulzim Basha, i cili dje në mbrëmjen u shpreh se Murrizi nuk ka qenë pjesë e Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në PD.

Përmes një reagim në rrjetin social “Facebook”, Murrizi  e quan shpifje deklaratat e kreut të PD, ndërsa e quan atë “spurdhjak që ëndërron si delirant se do bëhet një ditë burrë shteti, por që nuk ka by…. të përmend asnjë emër nga deputetët që janë sot në parlament, se kush ka shpëtuar vëllanë nga burgu dhe kush ka shlyer borxhet e kazinove.”

Reagimi i ashër i Murrisit erdhi nga një tjetër deklaratë e Bashës, kur tha se deputetët e opozitës parlamentare janë kërcënuar të mos djegin mandatet sepse nga mazhoranca u janë premtuar benefite, kujt para e kujt nxjerrja e vëllait nga burgu.

“Unë kam një vëlla që quhet Lefter Murrizi dhe që vazhdon të jetë mësues në fshatin tim të lindjes Sulzotaj prej 24 vitesh. Nuk ka dhënë dorëheqjen asnjëherë sepse nuk ka frikë nga vettingu. Në dasmë të vëllait nuk kam patur as turq as rus si kumbarë, por vetëm njerëz të fisit tim të nderuar dhe plot miq e shokë të tij. Vetë personalisht kam qenë disa herë në Monte Carlo, por nuk kam luajtur kurrë kumbare sepse besoj në zot dhe e di që kumbari është haram.

Nuk kam luajtur kurrë bixhoz sepse nuk kam kunat të pasur që të me shlyej borxhet. Kunati im nuk është milioner por veteriner dhe punon tek një kompani private që nuk ka zyrat tek Sheratoni, por i ka stallat e pularisë në Kavajë”, shkruan ndër të tjera deputeti.

Postimi i i plotë u Murrizit në Facebook

DY FJALE PER THEMELUESIT E kopit MARS 2005, QE U SHNDERRUAN SI COPA TE GOPIT NE PUSHTETIN 2005-2013
( kopi eshte komiteti orientues i politikave, ndersa GOPI eshte grupi i organizuar perfitues nga pushteti)
Se pari : Eshte shume e vertete qe Myslim Murrizi nuk ka qene asnjeher ne KOP 2005 sepse gjate pushtetit 2005-2013 nuk isha as pjese e GOPIT
Se dyti : Per kujtese te KOPISTAVE duhet tu bej me dije qe PD eshte krijuar ne 12 dhjetor 1990, pra 15 vjet para kopit, dhe themeluesit ishin shume IDEALISTE jo si tufa e GOPIT
Une nuk vij ne PD as nga ppsh e as nga sigurimi i Shtetit
Se treti: A mund te me thote “ vipi” i KOPIT se sa vazhdojne te jene sot ne PD nga tufa e GOPIT?????????
Ndersa per shpifjet ordinere te nje spurdhjaku qe enderron si delirant se do behet nje dite burre Shteti, por qe nuk ka by…. te permend asnje emer nga DEPUTETET qe jane sot ne parlament , se kush ka shpetuar vllan nga burgu dhe kush ka shlyer borxhet e kazinove, kam nje sqarim te shkurter
Une kam nje VELLA qe quhet Lefter Murrizi dhe qe vazhdon te jete mesues ne fshatin tim te lindjes SULZOTAJ prej 24 vitesh
Nuk ka dhene doreheqien asnjeher sepse nuk ka frike nga VETINGU
Ne dasem te Vellait nuk kam patur as Turq as Rus si kumbare por vetem njerez te FISIT tim te nderuar dhe plot MIQ e SHOK te TIJ
Vete personalisht kam qene disa here ne Monte Carlo por nuk kam luajtur kurre kumar sepse besoj ne ZOT dhe e di qe kumari eshte HARAM
Nuk kam luatjur kurre bixhoz sepse nuk kam kunat te pasur qe te me shlyej borxhet,
Kunati im nuk eshte milioner por VETERINER dhe punon tek nje kompani private qe nuk ka zyrat tek SHERATONI por i ka stallat e pularise ne Kavaje
Prinderit e mi jane ne pension njelloj si prinderit e “ liderit” endrimmtare
Edhe vjerrin e kam pensionist njelloj si “ lideri” por me nje ndryshim te vogel
Vjerri im nuk nderton pallate diten qe tja prishi sulltani i surrelit naten dhe pastaj te shkoj avokatja e popullit ne Strasburg dhe te fitoj 17 milon EURO demshperblim, e pastaj ti thote dhenderrit qe avokaten e pallatit ta bejme avokate te POPULLIT me konsensusin e plote te sulltan Rames se dyte te Surrelit te pare
Bile vjerri im eshte shume i merzitur qe nuk ka asnje shoqe deputet!!!!
Edhe une u tremba shume nga termeti i 26 nentorit ,por ai shejtan Kunati im nuk ka muhabet as me Papulin e as me Carapulin qe te kisha mare edhe une dy vila per 50 vjet sa te “riparoja” shtepine qe kam
Sa per “ pritjen” e Victore Emanuelit si mbret te Italise ne Shqiperi ne maj te vitit 1941 venien kurore te Tij, nuk e kam patur ate fat e mundesi, sepse une kam lindur ne prill 1968 , por eshte shume me mire te Prisja mbretin e Italise apo te kujdo vendi tjeter, sesa te takoja te puthja dhe tu nenshtroja Sorrosit te madh apo Leksit te “ njome”
Bile bile eshte shume e shume me mire te presesh nje MBRET sesa te perulesh si zarbo ne gjunje perballe nje punonjesi te rendomte te çdo mbreterie apo perendorie qe ka ardhur ne Shqiperi si punonjes Ambasade
Te ftoj te behesh nje here te vetme BURRE dhe te flasesh me EMRA DHE FAKTE konkrete e jo te besh derr derr si i gjithe ditur e te pergojosh me pa te drejte cilindo qe nuk te njeh per mender lider
Ps: Ahhhh se harrova
Une kam thinja ne koke se nuk pelqej ngjyre tjeter veç asaj qe me ka dhene I MADHI ZOT, nuk njoh parukier qefli dhe pertoj shume te mbaje çader me vete.

Të fundit

Protesta e opozitës/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde

‘Tortura ndaj Tiranës vijon’, kështu është shprehur deputeti i PS Erion Braçe teksa ka komentuar protestën e opozitës pasditen e sotme...

Protesta e opozitës, Kikia: Berisha konfirmoi se Meta do të jetë në listën e sigurt të PD

Mbështetësit e opozitës tubuan të shtunën para Kryeministrisë, bashkë me liderët e partive kryesore në pakicë parlamentare, për të denoncuar e përsëritur deklaratat e...

Kosova përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së dielës

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

A ka heqje ‘non grate’ për Berishën? Paro Laçi: Nuk i hiqet, ai nuk vjen kurrë në pushtet

Ish-gardisti i Republikës në kohën e Sali Berishës, Paro Laçi në një intervistë për ABC News komentoi protestën e kësaj të shtune, në të...

Ironia e Spahiut: PD gjithmonë është e para për protesta, por e dyta në zgjedhje

Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv protestën e sotme të opozitës përpara kryeministrisë. Për Spahiun, PD dhe Berisha kanë qenë gjithnjë të parët në...

Lajme të tjera

Web TV