Nga Elmi Berisha/ 30 vjet nga deklarata e 2 korrikut 1990 dhe Kosova sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elmi Berisha

2 Korrik 2020- Përkujtojmë një ngjarje madhore, që nuk mund të shlyhet nga kujtesa historike. U mbushën 30 vjet nga akti historik i shprehjes së vullnetit të qytetarëve të Kosovës – shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë. Ky akt pati rëndësi të veçantë, sepse paralajmëroi pavarësinë reale që do të realizohej 18 vite më vonë, natyrisht në mes është lufta për liri, kontributi madhor i aleatëve tanë SHBA & NATO, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe gjaku i dëshmorëve, akti sublim i Adem Jasharit dhe sakrifikimit e martirizimit të familjes së tij të madhe.

Edhe pse në atë kohë Deklarata e Pavarësisë ishte pa fuqi ligjore, pa njohje ndërkombëtare, ajo shërbeu si sinjal për Perëndimin dhe shprehu fuqishëm vullnetin e popullit të Kosovës, i cili nuk u tremb as nga rrethimi ushtarak, as nga marshimi e kërcënimi i tankeve, as nga snaiperët mbi çatitë e ndërtesave, as nga burgosjet masive. Përmes Deklaratës së 2 Korrikut, qytetarët e Kosovës deklaruan fuqishëm aspiratat për liri, pavarësi e demokraci.
Deklarata e 2 Korrikut e vitit 1990 do të kujtohet gjithmonë si akt largpamës, që i priu luftës së popullit të Kosovës për liri.

Për Federatën Vatra, ky akt mbetet gur themeli në rrugëtimin e gjatë drejt pavarësisë, ku në finalizim kanë kontribut të pazëvendësueshëm aleatët tanë amerikanë.
Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ishte arkitekt i këtij rrugëtimi drejt pavarësisë. Që në 15 prill 1990 ai e kishte paralajmëruar Deklaratën e Pavarësisë.
Presidenti Rugova deklaroi publikisht në atë kohë se “pa shqiptarët si subjekt i barabartë politik, nuk mund të ekzistojë as federata dhe as konfederata jugosllave” – Një parashikim i saktë, që e vërtetoi koha.

Dr. Rugova si kryetar i LDK-së, ku ishin bashkuar rreth 700 mijë anëtarë, përshëndeti dhe mbështeti i pari Deklaratën e 2 Korrikut, duke e quajtur Deklaratën – një dokument historik për pavarësinë e Kosovës.
E kujtojmë sot këtë Deklaratë si moment të rëndësishëm historik që bashkoi Kosovën drejt rrugëtimit për liri e pavarësi.
Liderët e sotshëm të Kosovës e pranojnë se Deklarata e 2 Korrikut ishte parathënësja e pavarësisë.

Lexo edhe :  Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

Presidenti Hashim Thaçi e konsideron një akt politiko-juridik që ishte shprehje e vullnetit dhe aspiratave të popullit për liri, demokraci dhe pavarësi, të cilat i institucionalizuam pas një procesi të gjatë me shumë sakrifica.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, është shprehur në këtë 30 vjetor se: “Deklarata e miratuar nga 114 delegatët e asaj kohe, ishte akti politik dhe juridik me të cilin Kosova përfundimisht nuk pranoi t’i nënshtrohej hegjemonisë dhe i hapi udhë artikulimit të shtetësisë së Kosovës, që u konkretizua me Kushtetutën e Kaçanikut, të 7 shtatorit të po atij viti (1990).”

Për Kryeministrin Avdulla Hoti, Deklarata e Pavarësisë ishte akt politiko-juridik, që shprehu vullnetin dhe aspiratat e popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi, të cilat u institucionalizuan pas një procesi të gjatë me shumë sakrifica.
Vatra u është mirënjohëse 114 delegatëve që nuk iu frikësuan dhunës ushatarake, kundërshtuan me kurajë hegjemonizmin sllav dhe i hapën rrugën pavarësisë, që u formësua juridikisht me Kushtetutën e Kacanikut të 7 shtatorit 1990.

Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA”, po e ndjek me vëmendje situatën e pafavorshme të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku Serbia po bën të gjitha përpjekjet që të pastrojë krimin nga vetja dhe të barazojë viktimën me agresorin. Kjo nuk do të ndodhë. Vatra do të luftojë fort me miqtë amerikanë.

Dialogu me Serbinë është i pashmangshëm dhe ne rekomandojmë dëgjimin e këshillave që vijnë nga Shtëpia e Bardhë, nga Uashingtoni. Ne i këshillojmë liderët politikë se situata e vështirë që po përjeton sot Kosova, kapërcehet me unitet kombëtar, urtësi, bashkëpunim politik, maturi dhe dashuri kombëtare për shtetin tonë. (Botoi:Dielli online)

Të fundit

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Arrestohen kinezët në SHBA, akuzohen për spiunazh teknologjik

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar arrestimin dhe ngritjen e akuzave penale ndaj dy shtetasve kinezë, Chuan Geng dhe Shiwei Yang,...

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën kushtetuese e pronës dhe sigurinë...

Lajme të tjera

Web TV