Teatri i ri Kombëtar/Bashkia e Tiranës hap garën për konsulentin, fondi limit 500 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës hap tenderin me objekt shërbim konsulence për studimin dhe projektimin e Teatrit të ri Kombëtar. Fondi limit është përcaktuar në vlerën 60 milionë lekë të reja, ose rreth 500 mijë euro.

Tenderi është shpallur dje dhe fituesi do të shpallet në datën 14 korrik. Në dokumentet e publikuara në Agjencinë e Prokurimit specifikohet se kandidatët janë të detyruar të përgatisin kërkesën/ofertën, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këto DT. Kërkesat/Ofertat që nuk përgatiten në përputhje me këto DT, do të refuzohen si të papranueshme.

Për procedurat e prokurimit që zhvillohen në rrugë shkresore, origjinali i kërkesës/ofertës duhet të shtypet ose të shkruhet me bojë që nuk fshihet. Të gjitha fletët e kërkesës/ofertës duhet të lidhen së bashku dhe të numërizohen. Të gjitha fletët e kërkesës/ofertës, përveç literaturës së pandryshueshme e të printuar duhet të pajisen me iniciale ose të nënshkruhen nga personi(-at) e autorizuar.

Çdo ndryshim në kërkesë/ofertë duhet të jetë i lexueshëm dhe i firmosur nga personat e autorizuar. Pas tri vitesh përplasje, Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit.

Një mijë forca policie rrethuan godinën për t’ua lënë më pas vendin fadromave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, që nisën rrafshimin e të dyja godinave, të Teatrit Eksperimental dhe të atij Kombëtar, ligjërisht një kompleks. Grupi i artistëve të Teatrit Kombëtar së bashku me disa politikanë u shoqëruan për disa orë në komisariat.

Të fundit

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës...

Ardon Jashari i thotë “PO” Milanit, gati firma edhe me shqiptarin tjetër

Në Milano janë ditë më të vërtetë të nxehta në këtë merkato vere, me Igli Taren që e ka nisur “zjarr” aventurën e tij...

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë migrantë – por s’do të ndihen të mirëpritur

Friedrich Merz po përpiqet në mënyrë të pamatur të ringjallë një program të diskredituar të pasluftës: atë të “punëtorëve të ftuar”. Chris Reiter dhe Will...

“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë

Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e...

Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka nisur turin e tij të falënderimeve pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke zgjedhur Kuçovën si pikën e parë të...

Lajme të tjera

Web TV