“Ulërima nga dhimbjet, mungesa e frymëmarrjes”, rrëfimi i pacientit që fitoi betejën me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar që ka kaluar koronavirusin, u bën thirrje shqiptarëve të bëjnë kujdes. Edmond Mara tregon sakrificat e mjekëve të Infektivit dhe luftën e pacientëve për fituar mbi COVID-in. Mara është një qytetar i prekur me koronavirus, që tashmë e ka fituar betejën me këtë sëmundje dhe tregon se çfarë ndodh brenda mureve të Infektivit, ku luftohet me virusin.

Ai thotë se ka me qindra miq e shokë, edhe pse të shkolluar mirë, e vënë në dyshim sëmundjen, pasojat dhe dëmin që vazhdon të shkaktojë, “dhe i bëjnë njerëzit të vuajne pse, për pesë lekë më shumë që po ju them nuk jane të pista, por të qelbëta”.

Mjekët janë heronjtë e heshtur, që po përballen në vijën e parë të rrezikut nga Covid-19, thotë në reagimin e tij Edmond Mara.

Reagimi i plotë i Edmond Mara:

“Mirëmëngjes të gjithëve! Në vazhdim të një statusi më parë, meqënëse ndava me ju problemin tim shëndetësor, më lejoni të vazhdoj njoftimin si më poshtë. Dje, analiazat dolën negative, pra unë jam faktikisht i pa infektuar me Covid 19. Kjo nuk do të thotë që tashmë jam njeri negativ. Si rezultat unë lashë spitalin dhe jam në shtëpi duke ndjekur fazën e dytë të sëmundjes, pra luftës me pasojat etj etj.

Tani më lejoni të shkruaj dy fjalë për bashkëshoqëruesit e sëmundjes sime. Unë si natyrë kam shumë besim tek mjekësia dhe që në momentin e parë të njoftimint ju nënshtrova totalisht mendimit të mjekëve dhe shkencës. E vërtetë që ndjeva frike sepse mu duk nje mister dhe është, por edhe shume kurajo pata nga profesionistet dhe ju sigurisht, Në javën e parë, vuajta shumë në shtëpi, me temperaturë të lartë, dhimbje kudo, neveri për gjithçka, diarre, humbje ekuilibri etj etj derisa tamponi vërtetoi që isha pozitiv. Atëherë, vendosa të drejtohem spitalit të specializuar, infetktivit ku edhe u trajtova menjëherë mirë.

Më besoni, që personeli atje, që lufton dhe i shërben pacientëve janë të jashtëzakonshëm dhe shumë prej tyre dhe heronj. Ata janë tamam në front të parë, përballen me lloj lloj formash të sëmundjes. Kam parë atje siptoma e çfaqje të sëmundjes në forma nga më të çuditshmet, ulërima nga dhimbjet, mungesa e frymëmarrjes e tmerrshme, kollëra që të mbysnin, kollëra që nuk mbaronin sekrecione, sinfoni kollërash etj etj pa folur për reanimacionin që se pashë. Personeli vraponte, në vapë, me lloj lloj veshjesh, duhej gjetur pulsi edhe pse të shkretët kishin humbur ndjeshmërinë me nga 2 -3 palë doreza.

Lexo edhe :  Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Kush janë këta? Njerëz e profesionistë të thjeshtë e përkushtushtuar, pa show mediatik, pa shumë fjalë për ju por shumë fjalë të mira për ne pacientët pavarësisht nga e kush ishim. Bravo Doktoreshë Najada Como, ditë natë në punë, bravo doktorët e tjerë, Kalo, Mira etj etj që nuk jua mesova dot emrat. Bravo infermierët të reja, të rinj e të vjetër, si Rovi, Mandi, Anxhela, Enxhi etj etj që të më falin se nuk ua mbaj mend emrat. Bravo sanitarët, bravo personeli tjetër mbeshtetës etj etj.

Po shkruaj gjatë e i përmend se dua të jem mirënjohës e ndoshta do lidhem ndonjë ditë me ndonjë media që të pasqyrojnë realitetin dhe jo komercializmat dhe lajmet “fake” që dëmtojnë totalisht imazhin, por jo vetëm. Duke përdorur lajme jo të vërteta, konspiracione idiotësh pa shkollë dhe njohuri, ju media fiton lekë e dimë, por dëmtoni jetë njerëzish. Kujdes, janë me qindra miq e shokë të mi edhe pse të shkolluar mirë vënë në dyshim sëmundjen, pasojat dhe dëmin që vazhdon të shkaktojë, bëjnë njerëzit të vuajnë pse, për pesë lekë më shumë që po ju them nuk janë të pista por të qelbëta.

Më falni se e zgjata shumë por e ndjeva për detyrë të ndaj me ju eksperiencën time që fatmirësisht tashmë rezultoi me sukses e unë jam jashtë, por me merakun për ju duke ju sugjeruar: – Ju lutem ruajuni, ruajuni ruajuni!”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV