Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë këtë 4 korrik 244 vjetorin e nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë.
Kryeministri Edi Rama ka uruar aleatët e Shqipërisë përmes një video me disa nga figurat më të shquara politike të SHBA-ve, duke shkruar krahas saj “Gëzuar ditëlindjen Amerikë. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara.”
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1030852497317229/
Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri i vendit feston dhe ditëlindjen e tij të 56-të, ndërkohë në postimin ku ai uron pavarësinë e Amerikës nuk mungojnë komentet e shumta nga ndjekësit që i urojnë ditëlindjen./Re.Gu/Fjala.al