Aksident/ Makina përfundon në kanal, ka të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar  pasditen e sotme në Gjirokastër.

Një automjet tip ‘Renault’ ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor. Ngjarja ka ndodhur pranë Kthesës së Viroit.

Mësohet se si pasojë e aksidentit mësohet se kanë mbetur të plagosur drejtuesit i mjetit bashkë me pasagjerët në të. Ata janë dërguar në spitalin Rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

/En.Br./Fjala.al