Fituan 0-3 ndaj Lazios/ Pioli: Lojtarët dhanë 110% e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Milan ka fituar me rezultatin 0-3 ndaj ekipit të Lazios së vendit të dytë, duke ndihmuar kështu Juventusin në rrugën drejt titullit të Seria A.

Golat e kësaj fitoreje për kuqezinjtë e Italisë u shënuar  nga Hakan Calhanoglu, Zlatan Ibrahimoviç, që dyfishoi rezultatin dhe u finalizuan nga Ante Rebic.

Me tetë ndeshje të mbetura, Lazio mbetet i dyti në tabelë, shtatë pikë prapa Juventusit.

Ndërsa pas përfundimit të këtij takimi trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka shprehur keqardhje për rezultatin e marrë, ndërsa ka shtuar se ndeshjet e afërta kanë ndikin e tyre.

“Kjo humbje peshon mbi ne në tabelë, por e dinim se kishte disa vështirësi objektive. Fatkeqësisht, nuk mund të bëjë ndryshime në skuadër tani, kështu që të luash katër ndeshje nën dy javë bëhet e vështirë.Ne duhet të ecim përpara dhe të përgatitemi për ndeshjen tjetër. Ne e dimë udhëtimin që kemi marrë dhe nuk kemi ndërmend ta lëmë të na ikë nga duart”.-tha ai.

Ndërsa trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka theksuar se skuadra e tij po punon fort dhe e meritonte atë rezultat.

“Ne punojmë vërtet mirë në Milano, unë gjithmonë thashë që kam pasur një grup lojtarësh përgjegjës, të cilët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e fanellës që ata veshin. Lojtarët po vazhdojnë të japin 110 përqind, madje edhe ata që kanë nënshkruar kontrata deri në fund të sezonit dhe me siguri nuk do të mbeten këtu pas kësaj. Ata janë të vendosur të dëshmojnë se janë akoma lojtarë të fortë në këtë nivel dhe të japin më të mirën e tyre për Milanin ”.- u shpreh trajneri i kuqezinjëve të Italisë.

Lexo edhe :  Wembley “flet” shqip, priten 20 mijë tifozë kuqezi

Kjo fitore ka ndikuar shumë pozitivisht te ekipi i Milan, ndërsa largon Lazion nga rruga drejt titullit të Sera A.ka.ta./Fjala.al/

Të fundit

Plani i mbrojtjes së BE, Shqipëria mund të përfitojë nga fondi miliarda eurosh

Shqipëria mund të përfitojë para në formën e huave, për të blerë armatime, si pjesë e planit të ri...

‘Muhabet kënete…!’/ Rama ironizon përsëri Berishën me bufat e kënetës

Kryeministri Edi Rama ka ironuzuar përsëri ditën e sotme (20 mars) me një video-postim në rrjetin social Facebook, kreun e PD-së, Sali Berisha. Me një pamje...

Sot, 20 Mars 2025/ Mirë se vjen pranvera

Sot, 20 Mars 2025, në orën 10:06 (me orën italiane), fillon zyrtarisht ekuinoksi pranveror. Por kujdes, e gjithë kjo vlen për hemisferën veriore të Tokës,...

Dëshironi të zhdukeni nga kërkimet në Google? Ja si bëhet

Ngrini dorën nëse nuk e keni kërkuar kurrë emrin tuaj në Google të paktën një herë për të parë se sa (dhe çfarë) rezultate janë prodhuar. Ju...

Analizë probabilitare e ndeshjes Angli-Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja Në prag të ndeshjes së shumëpritur Angli-Shqipëri, ndërtova një model simulacioni statistikor bazuar në statistikat publike të futbollistëve të grubmulluar nga të...

Lajme të tjera

Web TV