Ngjarja në Kombinat/Zbulohet sekti që çoi drejt vdekjes nënë e bijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe vajzës së saj Anisa Josifi.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se e gjithë familja është rekrutuar nga sekti “Kulla e Rojës” rreth 6 vite më parë, nga Përmeti drejt Tiranës.

Sipas Tv Klan, pas vetëvrasjes së kryefamiljarit, Lluka Josifi, Zhanetës dhe dy vajzave u është dhënë ndihmë financiare nga ky sekt duke bërë që të krijonin marrëdhënie të ngushtë me to.

Grupimi i cili është pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait ka si qëllim afrimin e sa më shumë njerëzve në sektin e tyre. Në publikimet e tyre online,  vihet re shpesh herë përgjigjja e pyetjes “Çfarë ndodh kur vdesim?”.

“Bibla mëson se Perëndia mund t’i zgjojë të vdekurit, si të thuash nga gjumi, dhe t’i rikthejë në jetë. Për ata që Perëndia ringjall, vdekja nuk është fundi i gjithçkaje”, shkruhet në faqen e tyre.

Gjithashtu, dyshohet se i njëjti sekt mund të ketë aplikuar metoda ekstreme duke çuar në vdekjen e Zhaneta dhe Anisa Josifit.

Të njëjtat burime thanë se po hetohen personat që kanë hyrë muajt e fundit në banesën e familjes Josifi në Kombinat, të cilët mendohet se kanë ndjekur ritualin për ringjalljen e Anisa Josifit.

Ndqrkaq prokuroria dhe policia presin dëshminë e Blerta Josifit për të mësuar detaje të tjera lidhur me humbjen e jetës së motrës së saj.

Sipas burimeve, nëse vërtetohet se persona të jashtëm kanë pasur dijeni lidhur me çështjen ose kanë sugjeruar të ndiqet një ritual i caktuar, ndaj tyre mund të ngrihet edhe akuza për vrasje.

/Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV