77160 franga zvicerane janë sekuestruar pikën kufitare të Morinës dhe si rezultat janë vënë në pranga nga policia e Kukësit poseduesit e tyre.
Pas hekurave kanë përfunduar shtetasit Burim Ferizaj, 35 vjeç, banues në Kavajë dhe Rudina Binjaku., 27 vjeçe, banuese në Ndroq, Tiranë, të cilët akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
“Pas analizës së riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. F. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën në çantën personale të shtetases R. B., pasagjere, 77160 franga zvicerane të padeklaruara nga ana e e tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
/En.Br./Fjala.al