Shqiptarit i ndodh e papritura/ Hap frigoriferin dhe friksohet nga ajo çfarë gjen brenda

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Gjilan të Kosovës.

Një shqiptar ka gjetur një granatë dore dhe një çantë në frigorifer. I frikësuar nga ajo se çfarë gjeti, ai ka lajmëruar menjëherë policinë për të bërë verifikimet dhe për të nisur hetimet.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

“Ekipi për deminim ka bërë tërheqjen e granatës M-75, ndërsa në  çantën e dyshimtë janë hasur dhe konfiskuar një fishekë dhe një tytë për hedhjen e granatave nga  AK-47”, thekson raporti sipas mediave kosovare .

Ende nuk raportohet për të arrestuar lidhur me ngjarjen në fjalë.

/En.Br./Fjala.al