Transporti publik rinis nesër, abonetë e marsit s’do jenë më të vlefshme

Qytetare te kryeqytetit, duke udhetuar me autobuzin urban te linjes se Tiranes se Re. Prej disa ditesh shoqata e Transportit Urban Kryeqytetas ka kerkua rritje te cmimit te biletes deri ne 70 lek./r/n/r/nCitizens of the capital, traveling with urban bus. For several days the capital Urban Transport Association has requested the ticket price increase up to 70 lek.

Ditën e nesërme në orën 05:00 do të rinisë transporti publik qytetas, pas pushimit që prej muajit mars për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Burime për mediat bëjnë me dije se abonetë e blera në muajin mars nuk do të quhen të vlefshme edhe pse qytetarët nuk mundën t’i përdornin.

Muaji korrik do të funksionojë vetëm me bileta, ndërsa përdorimi i aboneve do të rikthehet në gusht.

Ndërkohë që për mosrespektimin e masave të vendosura për mbrojtje ndaj Covid-19, siç janë ruajtja e distancës dhe mbajtja e maskës, do të gjobiten qytetarët dhe jo faturinot.ka.ta/Fjala.al/