Një shofer autobusi në Francë ka ndërruar jetë pasi është dhunuar brutalisht nga pasagjerët të cilët refuzuan të vendosin maskë në urban.
Ngjarja ka ndodhur në jug të Francës, ndërsa bëhet me dije se shoferi 50-vjeçar tentoi të ndalojë hyrjen e qytetarëve që nuk ishin pajisur me maska.
Qyteti ku ndodhi ngjarja, Bayonne, është tronditur nga ngjarja e rëndë, pasi sipas autoriteteve franceze shoferi kishte marrë goditje të rënda vetëm në kokë.
Mediat franceze bëjnë me dije se 5 persona janë arrestuar, ndërsa shërbimet e transportit në qytet kanë refuzuar të kthehen në punë në shenjë proteste. Ndërsa kryebashkiaku i qytetit e ka konsideruar si “akt barbar” rrahjen për vdekje që i është bërë shoferit 50-vjeçar./Re.Gu/Fjala.al