Një i ri është përplasur nga urbani pak minuta më parë në qendër të Tiranës. Djali ka qenë duke udhëtuar me biçikletë përgjatë bulevardit “Zogu i Parë”, kur është përplasur nga urbani.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se urbani me targa “AA 829 YG” ka shkelur semaforin e kuq, ndërsa përplasja ka qenë shumë e fort, duke e hedhur tej te riun.
Djali ka rënë pa ndjenja në tokë, ndërsa dyshohet se ka marrë dëmtime të rënda në kokë.
Në vendngjarje janë mbledhur kalimtarë, të cilët kanë njoftuar ambulancën.
Bo.Ba.