Bujar Leskaj dorëzon detyrën, Meta: Rol të rëndësishëm në modernizimin e KLSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bujar Leskaj ka dorëzuar detyrën e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi në vendin e tij Kuvendi miratoi, Arben Shehu.

Presidenti Meta gjatë pritjes që i bëri në zyrën e tij vlerësoi Leskajn në rolin që ai luajti në modernizimin e KLSH.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, znj.Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues.

Presidenti Meta e falenderoi z.Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Nga ana e tij Leskaj e falenderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit.

Arben Shehu u zgjodh në krye të KLSH pas disa muajve debate në distancë dhe rrëzimit të 3 kandidaturave të Ilir Metës. Shumica socialiste pranoi propozimin e fundit të Presidentit duke votuar Shehun në krye të këtij institucioni./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Lajme të tjera

Web TV