Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Pas hekurave ka përfunduar shtetasi F. Zh., 25 vjeç, banues në Kavajë. Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas ditën e djeshme, 5 korrik, në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Pas hekurave mësohet se kanë përfunduar dhe dy drejtues mjetesh. Më konkretisht shtetasit:
R. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Renault”, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, duke i shkaktuar dëme materiale.
A. Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 1.30 mg/l, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
/En.Br./Fjala.al