Kukësi/Shehi: Fituam një betejë, por fati i luftës nuk është në dorën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fitore me vlerë më tepër morale, por si një ish-lojtar me përvojë, tanimë në rolin e trajnerit, Orges Shehi e di se triumfi 2-1 që Kukësi i tij arriti të hënën në mbrëmje në kryeqytet ndaj Tiranës mund të mos mjaftojë për t’u mohuar bardhebluve titullin e 25-të në përvjetorin shekullor të tyre. “Në këndvështrimin tim, kjo ishte një fitore prestigji, – ka deklaruar ai, duke folur për mediat pas ndeshjes. – U kam thënë që jeni lojtarët më të mirë në Shqipëri dhe duhet ta tregoni këtë.”
“Pavarësisht pikëve ne duhet të vazhdojmë dhe të mbajmë këtë entuziazëm, pavarësisht diferencës së pikëve, – ka vijuar durrsaku i stolit të verilindorëve. – Kampionati nuk është në dorën tonë. Duhet të bëjmë më të mirën tonë. Pra duhet të vazhdojmë rrugëtimin.” Po çfarë bëri që Kukësi i tij të ishte ndryshe në këtë përballje që vlente shumëçka? “Ndryshuam modul, sepse në ndeshjet e tjera jemi munduar që mos rrezikojmë mbrapa”, – përgjigjet 42-vjeçari.
“Sot iu rikthyem modelit që luanim në fillim, – vijon ai. – Zëvendësimet janë në bazë të kundërshtarit, sepse, për shembull, Krasniqi kishte vështirësi ndaj Kobinasë. Është një fitore që na ngroh, komplimenteve çunave për atë që dhanë në fushë. Ne me 3 lojtarë në mesfushë kemi luajtur gjithmonë. Jam partizan i asaj që duhet të kemi topin në zotërim, pavarësisht se në 2 ndeshje jemi munduar të fitojmë pikët. Lojtarët në marrëdhëniet me topin janë shumë të mirë.”
“Limajn e vendosa para mbrojtjes dhe Musollin e spostova para, – ka sqaruar Shehi. – Mendoj që na funksionoi.” Po a pret ish-lojtari i Partizanit ndonjë favor nga të kuqtë kryeqytetas, kur të përballen të premten në derbi me Tiranën? “Janë disa vite të karrierës time, plot 4 në fakt, që i kam kaluar te Partizani, – ka kujtuar trajneri aktual i Kukësit. – Partizani nuk ka nevojë për motivim. Më mirë të fitosh derbin sesa të fitosh kampionatin. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja jonë.”
“Edhe këpucët i kam pasur të kuqe sot, ndoshta është një motivim”, – shtoi me shaka. Shehi, i cili është përfolur për një “rrokadë” midis tij dhe Alban Bushit në stolin e Shpresave kuqezi. “Në Shqipëri ka gjëra të çuditshme, – thotë ai. – Nuk ka merkato për trajnerët kur je në punë. Jam trajner i Kukësit, një nga ekipet më të mira në Shqipëri. Vij me dëshirën sikur do rri gjithë jetën te Kukësi. Natyrisht, është vlerësim për sa i përket përmendjes në lidhje me një ekip kombëtar.”
“Është kënaqësi e madhe, por mbetet në kuadrin e fjalëve, sepse unë nuk asnjë dijeni”, – ka përfunduar trajneri i Kukësit, Orges Shehi.

Lexo edhe :  Pjesë e formacionit të vitit në Bundesliga, Granit Xhaka shkëlqen me Leverkusenin

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV