Legjionarët/Endri Çekiçi, gol dhe fiton 11-metërsh në fitoren e thellë 7-3

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Endri Çekiçi ka shënuar sërish në kampionatin slloven të futbollit. Sulmuesi shënoi në fitoren e thellë, 7-3, që ekipi i tij, Olimpija e Ljubljanës ka arritur në fushën e Triglavit. Çekiçi shënoi me kokë nga afër portës, pasi shfrytëzoi një harkim nga e djathta në qendër të zonës, duke goditur me zgjuarsi. Sulmuesi pogradecar fitoi edhe një 11-metërsh për skuadrën e tij në fundin e pjesës së parë.

Dhe bashkë me këtë fitore, Ljubljana vazhdon të mbajë vendin e parë në renditjen e Ligës së Parë të futbollit në Slloveni. Kështu, Endri Çekiçi ka gjetur golin të dielën, teksa sulmuesi nga Pogradeci, pjesë e Olimpijas së Ljubljana në Slloveni, ka shënuar golin e dytë të ekipit të tij në ndeshjen jashtë fushe kundër Triglavit. 23-vjeçari shënoi në minutën e 23-të me kokë pas një harkimi të ardhur nga krahu i djathtë.

Ky ishte edhe goli i 10-të në nivelin më të lartë të kampionatit slloven për lojtarin shqiptar. Vendasit ia dolën të barazojnë sfidën brenda dy minutave, por Olimpija u rikthye sërish në epërsi. Miqtë fituan një 11-metërsh me anë të Çekiçit, i cili u pengua në mënyrë të parregullt brenda zonës nga portieri vendas dhe, nga pika e bardhë, Vukushiçi e riktheu skuadrën e tij në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë.

Olimpija e Ljubljanët po lufton për titullin “kampion” dhe, për momentin kryeson, me katër pikë më shumë se Celja dhe Maribori, që ndajnë vendin e dytë dhe të 3-të, teksa kanë mbetur edhe 5 javë deri në mbylljen e këtij sezoni në “Prva Liga” të Sllovenisë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV