Vetëflijimi i nënë e bijë disa ditë më parë në zonën e Kombinatit ka lë gjurmë të thella në opinioni publik edhe në autoritet shqiptare.
Një ngjarje e padëgjuar më parë në Shqipëri, ka detyruar autoritetet të kthehen pas në kohë, pasi në vendin tonë nuk është hera e parë që praktikues të Jehovait, vetëflijohen në emër të ringjalljes.
Janë 14 persona, praktikues të sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”, të cilët dyshohen se janë vetëflijuar në emër të ringjalljes, në 17 vitet e fundit.
2003-Në Karbunarë të Lushnjës, një 17-vjeçare vrau veten me armë zjarri, por në një letër lamtumire ajo kishte lënë detaje për aktin e rëndë.
Vajza shkruante se pas vdekjes do të shkonte afër Zotit dhe do të ringjallej. Ajo kishte pak kohë që ishte shpallur praktikante e Dëshmitarëve të Jehovait.
10 janar 2005-Marenglen Tarja, u gjend i vetvarur në Mushqetë të Tiranës. 16-vjeçari frekuentonte prej pak kohësh godinën ku kryente aktivitetin sekti “Dëshmitarët e Jehovait” në Mushqetë. Adoleshenti u vetvar me litar në një pemë pranë shtëpisë së tij. Këtë akti i riu mesa duket e kishte zgjedhur vet ta kryente ditën e ditën e diel pasi u kishte thënë edhe bashkëmoshatarëve: “Tani e kam radhën unë…Po të vdesësh të dielën është mirë, se ringjallesh të hënën…”
12 shkurt 2005- Alda Cena, ishte nxënëse në klasën e pestë në qytetin e Fierit u gjet e vetëvarur në tualetin e shtëpisë. Fillimisht dyshohej se vajza e mitur kishte përqafuar “Dëshmitarët e Jehovait” marrë shkas nga disa fletëpalosje që policia gjeti në shtëpinë e viktimës. Por ky version i policisë u hodh poshtë që në fillim nga të afërmit e viktimës. Edhe versioni zyrtar e përjashtoi një gjë të tillë.
17 shkurt 2005-Pesë ditë pas vetëvrasjes së Aldës, ngjarja përsëritet, vetëvaret bashkëmoshatarja e saj nga Tirana, Joana Rajdho, e cila i kishte prindërit e divorcuar. Joana u gjet e vetëvarur nga gjyshërit e saj (nga nëna) në banjën e shtëpisë. Fillimisht, si shkak i vetëvrasjes u cilësua një notë katër, që ajo kishte marrë në lëndën e matematikës, por më pas dhe problemet familjare. Por shokët dhe shoqet e Joanës deklaruan të kundërtën. Ata thanë se vajza e vetëvrarë ishte “Dëshmitare e Jehovait”. Dëshmitë e bashkëmoshatarëve të viktimës janë hedhur poshtë nga nëna e Joanës.
20 shkurt 2005-Vetëvaret në kasollen e bagëtive 13-vjeçarja Eriola Elezi, nga fshati malor i Velçanit në Mokrën e Sipërme në Pogradec. Sipas hetimeve të policisë, vajza nuk kishte asnjë arsye familjare që t’i jepte fund jetës. Pas hetimeve intensive kryetari i komunës, Ramazan Rapçe, deklaroi se viktima prej 3 muajsh frekuetonte një shoqatë fetare të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”.
27 prill 2005-Vetëvaret 13-vjeçari Viron Dhani. Adoleshenti nga fshati Ndërmënas i rrethit të Fierit u gjet i vetëvarur me broshurat e Jehovait. Sipas familjarëve, prej një viti, Vironi vuante nga epilepsia. Por edhe sot rrethanat e kësaj vetëvrasjeje nuk janë zbardhur, por burime të policisë që shkuan në vendngjarje thanë se adoleshentit iu gjetën në xhep citate të sektit “Dëshmitarët e Jehovait”. Vironi ka qenë nxënës me rezultate të mira në mësime.
1 maj 2005-Gjendet e helmuar Athina Nunka, 13-vjeçe, nga fshati Dishnicë i rrethit të Korçës. Sipas policisë adoleshentja ishte vetë-helmuar. Një hipotezë e tillë nuk u pranua nga prindërit e saj. Familjarët bënë me dije se kishin gjetur në shtëpi karamele të dyshimta, që sipas tyre duhej t’i kishte sjellë dikush.
21 maj 2005-Alfred Hasa 25-vjeç, gjendet i vetëvarur me litarë në dhomën e tij në lagjen Kombinat të Tiranës. Hasa ishte anëtar i “Dëshmitarëve të Jehovait”. Policia dhe mjekët eksperto-ligjorë, shënuan në dosjet e tyre rastin tjetër të vetëvrasjeve të sektit të “Dëshmitarëve të Jehovait”. Sipas burimeve nga Komisariati numër 6 në Tiranë, viktima ishte frekuentues i rregullt i “Dëshmitarëve të Jehovait” dhe kjo ishte bërë e ditur pas marrjes në pyetje të familjarëve të tij, vëllait të vetëm e dy prindërve dhe dërgimit në Prokurori të disa fletushkave fetare, të gjetura te sendet e tij personale.
Por nuk duhet harruar edhe pse ka kaluar shumë kohe, që fenomeni i vetëvrasjeve në Shqipëri mori jetë, kur e mitura 11 vjeçe nga Tirana, u gjet e varur në shtëpinë e saj. Sipas dëshmive të mbledhura gjatë asaj kohe e mitura me mbiemër Rajdho ishte frekuentuese e rregullt e sektit Dëshmitarët e Jehovait.
Edhe në qytetin e Fierit rasti i Esmeralda Cena 11 vjeç, shënohet si viktima e dytë e kësaj vale.
Edhe në Mokër të Pogradecit, fill pas një javë shënohet një tjetër rast dhe sërish e vetëvarura në kasollen e bagëtive u zbulua se ishte anëtare e “Dëshmitarëve të Jehovait”.
13 Shkurt 2005-Silvana Hoxha humbi jetën pasi refuzoi të merrte gjak për të shpëtuar. Hoxha, ishte Dëshmitare e Jehovait dhe shërbente atje prej plotë 9 vitesh. Silvana nuk i lejoi mjekët t’i jepnin gjak, edhe pse ishte në gjendje të rëndë.
Një tjetër rast është ai i një vajzë nga Tirana, 24 vjeç, e shtruar në spitalin e Tiranës, vdiq rreth dy vjet përpara kësaj ngjarje, duke refuzuar sipas familjes së saj, të shkelë besimin Jehovaj. Pak javë më vonë, në maj të 2002, ajo ndërroi jetë në spitalin ” Nënë Tereza”.
Por sipas shkrimeve të dëshmitarëve të Jehovait në faqen e tyre në internet në gjuhën shqipe, “është gabim që gjaku të hahet”.
Duke shënuar si rast të fundit, me shpresën se ngjarje të tilla nuk do të ndodhin më, listojmë edhe ngjarjen në Kombinatit më datë 2 korrik 2020. Zhaneta dhe e bija e saj Anisa Josifi u gjetën të pajeta në banesën e tyre, pasi ishin vetëflijuar. Në shtëpinë e tyre u gjetën shënime me përmbajtje fetare. Në spital, vajza e mbijetuar Blerta Josifi, u tha hetuesve: Ju nuk e dini se çfarë sakrificash kemi bërë ne për të fituar ringjalljen. Ato ishin pjesë e një grupimi të quajtur “Kulla e Rojes”, pjesë e “Dëshmitarëve të Jehovait”.
Bo.Ba/fjala.al