Pandemia/ Shifra të larta në Kosovë, 152 raste të reja brenda 24 orësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e pandemisë COVID-19 në Kosovë po rëndohet gjithmonë e më shumë. Për 24 orët e fundit autoritete vendase konfirmuan 152 raste të reja pozitive nga 324 teste të realizuara.

Infektimet e reja me koronavirus janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok.

Në total numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 3508 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit betejë me virusin COVID-19 e kanë fituar dhe 28 pacientë të tjerë duke e çuar numrin total të të shëruarëve në 1902 persona. Ndërsa raste aktive momentalisht Kosova ka 1531 persona.

Në Kosovë janë regjistruar gjithsej dhe 75 viktima nga COVID-19 të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kujtojmë se qeveria e Kosovës vendosi dje të rikthejë disa nga masat kufizuese anti-Covid, duke marrë parasysh situatën e përkeqësuar.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Viti i ri shkollor/ Rama: Nis shpërndarja e teksteve falas për 236 mijë nxënës

Nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e...

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Lajme të tjera

Web TV