VIDEO/ Theu masën e sigurisë dhe plagosi një person, arrestohet 38-vjeçari (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar “Tushemishti”.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi Andrea Pilinçi, 38 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”).

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26.04.2020, ku ky shtetas theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shtetas tjetër. Në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

/En.Br./Fjala.al

https://www.youtube.com/watch?v=cDPgXxKl9Zs&feature=youtu.be

Të fundit

Banorët e Hotolishtit, protestë: Rruga e re na prish fshatin, mos na shkatërroni shtëpitë

Banorët e Hotolishtit në Librazhd u mblodhën sërish në protestë këtë të mërkurë, duke denoncuar shqetësimeve të tyre për...

Primaret, premtimet, LaCivita dhe çeku 6 milion dollarë (nga Artur Ajazi)

Nga ARTUR AJAZI Gjithë fushata e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 për opozitën, është rrotulluar në tre faktorë, primaret, premtimet, Civita, dhe së fundi...

Zaloshnja: Deri më 11 maj priten 200 mijë vota nga diaspora!

Eksperti Eduard Zaloshnja shkruan se emigrantët shqiptarë në përgjithësi nuk janë regjistruar mjaftueshëm për të votuar. "Deri në çastin që po shkruaj këto rreshta,...

Rama u drejtohet sërish emigrantëve në Greqi: Votoni për Shqipërinë evropiane!

Kryesocialisti Edi Rama iu ka bërë sërish thirrje emigrantëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me votat në KQZ. Rama thotë se nga informacionet që...

U mbyll 60 vjet më parë, Trump urdhëron rihapjen e burgut të Alcatraz-it

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se ka urdhëruar administratën e tij dhe agjencive përkatëse shtetërore të rindërtojnë dhe rihapin burgun...

Lajme të tjera

Web TV