PPE: Të zbatohen opinionet e Komisionit të Venecias, ndiqni penalisht të implikuarit e dosjes 184-339

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Të miratohet sa më parë të Reformës Zgjedhore,” grupi Parlamentar i Partisë Popullore Europiane, sipas marrëveshjes së arritur më 5 Qershor mes palëve në Këshillin Politik.

Zëdhënësi i grupit, që mbulon çështjet e politikës së Jashtme, Michael Gahler, tha se reforma duhet të miratohet pa ndryshime.

Përmes një apeli të fortë në Facebook, Gahler bëri thirrje që të zbatohen pikë për pikë opinionet e Venecias si dhe të fillojë ndjekja penale lidhur me akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339.

Deklarata e plotë

Ne, grupi i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Evropian, urojmë palët në Këshillin Politik shqiptar, në të cilin, pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, u ra dakord për paketën e amendamenteve për zgjedhjet. Ne vlerësojmë konsensusin mes palëve, që përfshinte Partinë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete. Çdo deklaratë nga partia në pushtet për ndryshime të tjera të njëanshme shkon kundër konsensusit të arritur.

Ky konsensus ka qenë një kusht kryesor i BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ai duhet të ndiqet nga zbatimi i sinqertë i Ligjit Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Në mars, Këshilli Evropian, kërkoi që Shqipëria të qartësojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që bashkitë në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e kundërshton nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Këto janë tre kushte të rëndësishme nga 15 që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE.

Opinionet e kohëve të fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e medias dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në frymë dhe në gërmë, në mënyrë që të korrigjojnë devijimet e mëparshme dhe të ecet përpara.

Lexo edhe :  U lirua me kusht nga burgu/ Berisha rikthen me urgjencë Salianjin në detyrë

Gjithashtu, duhet të fillohet ndjekje penale lidhur me akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339.

Të 15 Kushtet u vendosën në Mars nga Këshilli Evropian dhe u konfirmuan muajin e kaluar në Parlamentin Evropian nga një shumicë e madhe ndërpartiake.

Grupi i Partive Popullore Europiane vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.
la.mi/Fjala.al

Të fundit

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Juventusi piketon yllin e Dortmundit, kostoja 45 mln euro

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken serioze. 23-vjeçari konsiderohet një nga lojtarët...

A e ndali vërtet Trump luftën Kosovë-Serbi? Ekspertët: Fushatë për Nobelin

Për të disatën herë brenda pak javësh, Presidenti amerikan Donald Trump përmend Kosovën dhe këmbëngul në faktin se kishte ndalur luftën në rajon. Pa dhënë...

Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, ja si të aplikoni

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook ka shpallur “vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën,...

Lajme të tjera

Web TV