Akuza e fortë e sociologes: Dëshmitarët e Jehovait të shpëlajnë trurin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sociologia Entela Binjaku, marrë shkak edhe ngjarja e rëndë e vetëflijimit të nënës dhe së bijës në Kombinat, ka rrëfyer disa momente të jetës së saj me “Dëshmitarët e Jehovait”.

Binjaku shkruan se kjo ishte një “shpëlarje truri” dhe se gjatë jetesës për një periudhë kohe pranë tyre, këta të fundit i linin tek krevati një “Kullë Roje”.

Ndër të tjera ajo tregon se “Nga kjo shpëlarje truri kam parë se edhe sikur vëllai jot të jetë duke vdekur dhe ti mund ta shpëtosh duke i dhuruar gjak, kjo nuk ndodh. Pse-në nuk kam pasur nerva ta dëgjoj shpjegimin sepse boll aq dhe rrugët ndahen”

Postimi i plotë i sociologes Entela Binjaku

“Po i shkruaj dhe unë nja ca gjëra për Dëshmitarët e Jehovait.

1.Zakonisht motra ime kur donte të më thoshte se vishesha në një mënyrë që ajo nuk e pëlqente, më thoshte se “vishem si dëshmitarët e Jehovait”.  Unë duke qenë se njoh teorinë e etikimit kam punuar shumë me veten që të mos më dukej dhe mua ashtu.

2.Kam jetuar një farë kohe në një familje që ishin dëshmitarë të J. Që të më bindnin dhe mua më linin te krevati një “Kullë Roje” ku shkruhej me të mëdha: A është i shëndetshëm stili juaj i jetës” ?

3.Ata u përpoqën të më bindnin mua po aq sa u përpoqa unë t’i kuptoj ata. Në fund mbetëm në pozicionet tona.

4.Aty kam parë për herë të parë se çfarë mund të të bëjë shpëlarja e trurit. Nga një njeri me një punë që fitojë shumë, në një qëndrim në shtëpi dhe rrugëve për të bërë numrin e orëve që të duhen për t’u ngritur në kongregacion.

Lexo edhe :  Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

5.Nga kjo shpëlarje truri kam parë se edhe sikur vëllai jot të jetë duke vdekur dhe ti mund ta shpëtosh duke i dhuruar gjak, kjo nuk ndodh. Pse-në nuk kam pasur nerva ta dëgjoj shpjegimin sepse boll aq dhe rrugët ndahen.

6.Kur e para me sektin lidhet nëna, ajo merr me vete dhe fëmijën. Edhe pse fëmija bie nga mësimet se duhet të ndihmojë nënën të bëjë orët, ajo nuk kupton më se ku është dëmi.

7 Ok edhe unë i kam parë vajza dhe zonja apo dhe meshkuj që i bashkohen këtij sekti, por gjithmonë kam menduar që kur i kam parë unë ka qenë tepër vonë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV