Kanë shënuar së bashku plot 294 gola këtë sezon, por ndaj njëra-tjetrës “dalin huq”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kishin shënuar së bashku një shumatore të përgjithshme të frikshme prej 294 gola, me një mesatare po aq të frikshme prej thuajse 9.2 gola për ndeshje këtë sezon, por ja që, kur u vendosën më në fund përballë njëra-tjetrës, nuk gjetën dot as edhe në gol të vetëm. Ka ndodhur kështu në kampionatin shqiptar të futbollit për femra, aty ku në takimin e vlefshëm për javën e 16-të, Vllaznia dhe Apolonia, përkatësisht kryesuesja dhe mbajtësja e vendit të dytë në renditje, janë ndarë me rrjeta të paprekura.
Në ndeshjen e luajtur të fundjavë, fieraket ia kanë dalë të shkruajnë emrin e tyre në histori për një numër arsyesh, edhe pse kjo mund të mos ketë mjaftuar për t’i mohuar Vllaznisë titullin e 7-të radhazi në “top-këmbën” e vajzave. Shkodranet e patën fituar atë përballje të parë midis tyre, më 10 nëntor të vitit të shkuar, në përballjen që në fakt përuroi Stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, duke triumfuar me shifrat 2-0 dhe duke u shkaktuar kështu fierakeve humbjen e parë dhe të vetme këtë sezon.
Ndërsa ai barazim 1-1 i pak ditëve më pas në kryeqytet me Tiranën, bëri që Vllaznia ta thellonte në 5 pikë hendekun me myzeqaret. Që nga ajo kohë, të dyja skuadrat nuk kanë gabuar më, duke i fituar të gjitha takimet e tyre dhe erdhën në përballjen e dytë midis tyre, të luajtur në Stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, me synime të kundërta. Vajzat kuqeblu kërkonin fitoren që do të nënkuptonte sigurimin që në këtë përballje edhe matematikisht të titullit “kampion”, ndërsa vendaset për të prishur festën.
Dhe në fakt, vajzat e Apolonisë ia kanë dalë që me barazimin pa gola, të paktën t’ia shtyjnë festën shkodraneve. Ndërkohë, akoma më historik ishte ky barazim për fieraket, pasi skuadra e fundit që e kishte bërë një gjë të tillë përballë shkodraneve, ishte ajo e Kinostudios, që e ndali, për herë të fundit, Vllazninë në një barazim, para plot 7 vjetësh. Duhet theksuar se Vllaznia ka bërë këtë sezon edhe një paraqitje mbresëlënëse në Ligën e Kampioneve të femrave, duke arritur deri në turin e 32-shes.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV