Kosovë/Dorëhiqen 7 anëtarë të grupit për Vetting-un në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plotë shtatë anëtarë të grupit të ekspertëve të pavarur për procesin e vetting-ut në sistemin e drejtësisë në Kosovë kanë dhënë dorëheqjen.

Lajmin e bën të ditur me anë të një letre që i kanë dërguar ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Për vetting-un në drejtësi, apo procesin e verifikimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, u kërkua ndihma e një grupi të ekspertëve të pavarur, të cilët do të ofronin skenarin e reformës në vetting.

Ky grup u themelua nga qeveria e kaluar, nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

Grupi i ekspertëve tha se deri te dorëheqja ka ardhur pasi janë njoftuar përmes emailit nga Ministria e Drejtësisë, që do të themelohet një grup i ri punues lidhur me hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë, me qëllim të adresimit të llogaridhënies, duke mos përjashtuar edhe procesin e vetting-ut.

Përmes kësaj shkrese ju informojmë se si grup, në mënyrë kolektive, tërhiqemi nga puna e grupit punues, duke marrë për bazë se koncepti dhe qëllimi origjinal i idesë për të hartuar skenarët mbi elementet e reformës së vetting-ut në sistemin e drejtësisë në Kosovë, është duke devijuar përmes qasjes së re, ku pjesëmarrja apo kontributi i grupit të ekspertëve ka humbur rëndësinë

Grupi i ekspertëve të pavarur, që është tërhequr nga hartimi i modaliteteve për vetting-un, tha se qëllimi i këtij grupi, kur është themeluar, nuk ka qenë që të jetë “servil i partive politike”, por “qëllim i pastër për të ofruar ekspertizën dhe njohuritë tona lidhur më këtë fushë kaq të rëndësishme për sundimin e ligjit në Kosovë”.

Sipas këtyre ekspertëve, qasja e re e institucioneve kompetente ndaj procesit të vetting-ut ka bërë që roli i këtij grupi të jetë i parëndësishëm.

Lexo edhe :  Ditëlindja e polemikave, Lamine Yamal pagoi persona me nanizëm për t'i tallur me miqtë?

Në muajin qershor, Radio Evropa e Lirë raportoi se ideja që grupit të ekspertëve për procesin e vetting-ut në drejtësi t’i bashkohen edhe akterë të tjerë të sistemit të drejtësisë në Kosovë si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja, shihet nga shoqëria civile si zvarritje e këtij procesi.

Anëtarët që dhanë dorëheqje nga grupi për vetting-un janë: Airana Qosaj-Mustafa, Arton Demhasaj, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Fisnik Korenica, Kreshnik Gashi dhe Kujtim Kërveshi.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji,...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Lajme të tjera

Web TV