Nga Mons. George Frendo: Ngjallja, “vetëflijimi”, kishat dhe sektet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/zEOrBQePU1U
Në lidhje me lajmin për të cilin është folur shumë në këto ditë, domethënë për ato dy gra që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre (madje njëra prej tyre kishte qenë vdekur për më shumë se një vit) e ndiejmë nevojë të bëjmë disa sqarime.

Besimet zyrtarisht e njohura në Shqipëri, domethënë ai Mysliman dhe ai i Krishterë, besojnë në jetën pas vdekjes dhe në ngjalljen. Por besimi ynë në ngjalljen na ngarkon me më shumë përgjegjësi rreth respektin për jetën dhe mënyrë si të jetojmë derisa jemi ende në botë. Ne besojmë se jeta është dhuratë nga Zoti, dhe, si çdo dhuratë nga Zoti, duhet të përdoret me përgjegjësi, sepse Zoti shpërblen njeriun varësisht nga si e ka përdorur këtë dhuratë, që është jeta.

Kjo do të thotë gjithashtu se asnjëri nuk ka të drejtë të vrasë një person tjetër, madje as të vetëvrasë. Vetëvrasja është mëkat. Kam lexuar shumë, këto ditët, në gazetat, fjalën “vetëflijim”. Ky është një eufemizëm krejt i gabuar. Kujt bëhet “flijim” në vetëvrasje? Sigurisht jo Zotit, i Cili i ka komunikuar jetën atij personi si dhuratë, dhe ky e ka hedhur poshtë. Kujt bëhet “flijim” pra? Familjarëve? Kam pasur raste të njoh familje brenda të cilave kanë pasur një vetëvrasje. Për sa shumë kohë kanë mbetur të tronditur, të frikësuar, të rraskapitur. Pra le të jemi të sinqertë e të flasim troç. Është absurd të quajmë vetëvrasjen “vetëflijim”.

Së fundmi dëshiroj të them se është bërë një padrejtësi me Kishën Ungjillore kur disa gazetarë kanë identifikuar sektin e Dëshmitarëve të Jehovait (e themeluar në vitin 1870 nga Charles Russell) me Kishën Ungjillore. Edhe pse këta përdorin Biblën, por e interpretojnë në mënyrë shumë të çuditshme, krejt e ndryshme nga mënyra si e kuptojnë Kishat. Dhe edhe pse përmendin Jezusin, por e interpretojnë Jezusin krejt në kundërshtim me mënyrën sesi Kisha e ka kuptuar dhe shpallur që nga koha e apostujve deri më sot.

Lexo edhe :  Ngrohja globale dhe Shqipëria

* President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Venla, Henli dhe Antti janë një grup të rinjsh nga Finlanda që kanë ardhur për pushime në Shqipëri. “Është hera e parë që vij në...

Kandidati i Lapajt: Në akademinë time, fëmijët jetimë e kanë kursin falas

Azmer Duleviç, inxhinier elektrik dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit në listat e "Shqipëria Bëhet", ka njoftuar se të gjithë fëmijët që...

Kush janë 3 ministrat që Rama nuk do i largojë kurrë?

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe vetëm...

Lajme të tjera

Web TV