Shantazh babait për mos t’i arrestuar djalin, pranga policit që mori 4 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vihet në pranga një punonjës i policisë së Kavajës, me detyrë, specialist i hetimeve, i akuzuar për korrupsion dhe shantazh.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Golemi”, në funksion të procedimit penal për veprën penale të “Korrupsionit pasiv”.

Pas një hetimi duke aplikuar metoda speciale të hetimit, drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësit të policisë, Ilir Dizdari.

Ai dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jep detyra dhe funksioni, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv”.

Gjatë ushtrimit të detyrës, ai i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4000 eurosh babait të një të riu, me qëllim favorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij.

I riu kishte kundërshtuar patrullën e policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

Me qëllim ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Kundërshtim i punonjësit të policisë” në “Mosbindje ndaj punonjësit të policisë”, oficeri i policisë kërkonte shumën e sipërmendur prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi, si duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të babait të të riut.

Mbi bazën e regjistrimit të procedimit penal, në momentin e shkëmbimit të vlerave monetare të kërkuara, në kushtet e flagrancës, oficerët e Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së arrestuan Nënkomisarin Ilir Dizdari, si dhe sekuestruan si prova materiale vlerën monetare prej 4 mijë eurosh dhe celularin e tij./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump patrullon rrugët e Uashingtonit, u çon ushtarëve pica dhe hamburgera

Të enjten Donald Trump bëri një vizitë tek ushtarët e dislokuar në Uashington, duke i siguruar ata se operacioni i tij...

Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë këtë mëngjes.Një 40-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten në hyrje të pallatit ku...

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja   Filmi i shumëpritur “The Devil...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Në fillim të viteve ’60, Franca gjendej në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së saj moderne. Lufta e Algjerisë po hynte...

Lajme të tjera

Web TV