Trukime në ndeshjen Bylis-Tirana? FSHF merr nesër në pyetje Halilin dhe Kapllanajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e zhvilluar më  2 korrik midis Bylisit dhe Tiranës për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ka sjellë dyshime të forta për trukime.

Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përgatitur një dosje me analiza eskpertësh që vërtetojnë sjellje të çuditshme të lojtarëve në fushë.

Ndërsa ditën e enjte në orën 13:00 do të zhvillohet seanca e parë e deponimeve mbi këtë takim, për të cilën u janë dërguar thirrje për të dëshmuar presidentit të Tiranës, Refik Halilit dhe atij të Bylisit, Besnik Kapllanaj.

Për një seancë më të specializuar FSHF-jaka kontaktuar ekspert video-analizues të huaj, që janë dhe me profesion trajner futbolli.

Mënyra sesi performuan lojtarët, ndryshimi i lojës së tyre nga pjesa e parë në të dytën të këtij takimi, pozicionet, formacionet dhe çdo detaj i karakterit teknik ngrenë dyshime të mëdha për manipulim të ndeshjes.

Rikujtojmë se Tirana është sinjalizuar edhe më parë nga UEFA, në lidhje me ndeshjen po për Kupën e Shqipërisë që zhvilloi me Besëlidhjen e që u mbyll me rezultatin 5-1 për bardheblutë.

Megjithatë ajo ndeshje u kalua më qetë se kjo e fundit në Ballsh, pasi tashmë është hapur një hetim më i gjerë edhe për përballjet e këtyre e Tiranës me Bylisin në kampionat.

Tashmë dyshohet se mes këtyre dy ekipeve mund të ketë marrëveshje dhe për këto Komisioni i Etikës ka dërguar nga një fletëthirrje drejtuesve të Tiranës, kapitenin dhe disa lojtarë të saj, po ashtu për drejtuesit e skuadrës së Bylisit dhe për drejtuesin e skuadrës së Vllaznisë, i cili në një deklaratë publike ka shfaqur dijeni për ndërhyrje të tilla.

Seanca e ditës së nesërme do të jetë e para dëgjimore, ku presidentët e këtyre ekipeve do të deponojnë nëse kanë pasur dijeni apo jo për këtë takim që lidhet me bastet.

Lexo edhe :  Trembet Real Madrid! Vinicius Junior rrezikon pezullim për dy vite nga futbolli

Vazhdimësia e këtij procesi do të jetë me grumbullimin e fakteve shtesë dhe rreziku i madh për ta është nëse vërtetohet se dyshimet janë të vërteta.

Bazuar te Kodi i Disiplinës një rast i tillë sjell përjashtimin e skuadrave nga kompeticionet europiane për një vit dhe në këtë rast përjashtimin edhe nga Kupa e Shqipërisë.

Në lidhje me dyshimet që ka për këtë rast dhe hetimet që ka nisur FSHF ka vënë në dijeni edhe organin më të lart europian të futbollit, UEFA-n e cila është në mbështetje dhe mbetet në koherencë për zbardhjen e dyshimeve. Në deklaratë për mediat, Federatat Shqiptare e Futbollit reagoi me tone kërcënuese.

“FSHF njofton se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis-Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania ‘Sport Radar’ nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim. Federata bën me dije se ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do të ketë vendimmarrje, në rast se do të ketë prova. Klubet do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen.thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Rikujtojmë se një formë e tillë hetimi ka penalizuar edhe skuadrën e Skënderbeut në hetimin që ka pasur në UEFA, nga ku ka u dënua me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane dhe kjo vetëm në bazë të dyshimeve.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Drogë me postë nga SHBA, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u kap në flagrancë në një degë...

Tiranë/ Dhunimi i djalit të ish-deputetit të PD, policia nis hetimet për dy persona

Një sherr me sende të forta ndodhi mbrëmjen e së premtes, 25 prill, në një prej zonave më luksoze të Tiranës, “Long Hill Residence”, në Lundër. Disa...

Sherr në parkimin e një lokali, qëllohet me armë drejt një makine! Autori në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në parkimin e një lokali në Thumanë. Pas një konflikti të çastit një person ka...

Berisha: Ilir Vrenozi u bë stari i fushatës sonë! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës

Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi. Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke...

U godit me shuplakë nga Jozi, vjen reagimi i parë nga Gjesti

Mbrëmjen e djeshme, pas daljes nga “Big Brother”, Gjesti është pyetur për dhunën e shkaktuar nga Jozi ndaj tij. Fituesi i “Big Brother Vip Albania...

Lajme të tjera

Web TV