VIDEO/ Spektakël në “San Siro”, Milan fiton me përmbysje ndaj Juventusit

Milan ka arritur të marrë një fitore bindëse dhe për më tepër me një përmbysje ndaj një disavantazhi të dy golave përballë kampionëve në fuqi të Juventusit.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit triumfuan në “San Siro” me rezultatin 4-2 përballë “Zonjës së Vjetër”  në ndeshjen e javës së 31-të të Serie A, duke vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive pas rikthimit të futbollit nga ndalesa për shkak të pandemisë COVID-19.

Edhe pse me raste të shumta shënimi, fraksioni i parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që e dyta do të sillte plot 6 gola.

Një “perlë” e Rabiot në të ’47-tën dhe një gol i Ronaldos gjashtë minuta më vonë, u duk se kjo përballje nuk do të kishte një tjetër histori nga ato të viteve të fundit, por nuk rezultoi kështu. Një penallti e akorduar nga “var” dhe e shndërruar në gol nga Ibrahimoviç në minutën e 62-të, do të rihapte takimin, ndërkohë që pesë minuta më vonë, në të 66-tën Kessie dhe në të 67-tën Rafael Leao, do të shënonin për të përmbysur rezultatin për “rosonerët”. Një gol i Ante Rebiç në minutën e ’80 të takimit do të vuloste triumfin për ekipin e tij.

Kuqezinjtë morën tre pikë të arta në garën për Europa League, ndërsa Juvja vazhdon kryesimin e qetë pas humbjes së Lazios dhe Interit./En.Br./Fjala.al