Policia ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e dy shtetasve nga Laçi dhe shpalljen kë kërkim të dy personave të tjerë të cilët dyshohen se kanë bërë një sërë vjedhjesh në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i A. GJ., 20 vjeç dhe O. F., 22 vjeç, si dhe janë shpallur në kërkim E. N., 23 vjeç dhe L. D., 27 vjeç.
Këta katër persona banues në Laç dyshohet se kanë bashkupuar për një sërë vjedhjesh në zonën e “Unazës” dhe në zona të tjera në Tiranë.
A.GJ., 20 vjeç dhe O. F., 22 vjeç do të vihen para përgjegjësisë për “vjedhje me thyerje ,dëmtime të automjeteve, vjedhje të sendeve personale dhe elektroshtëpiake”.
Po ashtu, procedohet penalisht edhe 1 shtetas që kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një biçikletë të vjedhur prej tyre.
Në vijim të veprimeve hetimore është gjetur dhe sekuestruar një biçikletë e vjedhur, të cilën këta shtetas ia kishin shitur shtetasit K. GJ., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë të implikuar këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrim i pronës” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. /Ra.My. Fjala.al/