Aministia fiskale/ Ministrja Denaj: Synojmë që jashtë nismës të mbeten paratë e krimit

113 563 lexime

77,490FansaPëlqeje

Ligji për amnistinë fiskale, ose “legalizimin” e parasë informale, pritet të fusë në sistem 2,4 miliardë euro

Nga Ornela Bereti

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, shpjegon qëllimin e aministisë fiskale dhe penale. Denaj e vlerëson aministinë si një përfitim për bizneset dhe individët dhe bën të ditur se ende nuk ka një llogaritje se sa të ardhura do të amnistohen, por synimi është që jashtë nismës të mbeten paratë e krimit.

“Në çdo përpjekje për amnisti në vitet e kaluara, rezultatet kanë qenë minimaliste, pasi asnjëherë nuk janë shoqëruar me aministi penale. Projektligji i hartuar, përtej amnistisë fiskale synon edhe amnistinë penale. Kalkulimi për të ardhurat është i vështirë për t’u realizuar.” – thotë ministrja e Financave.

Sipas Denajt, pjesa që është jashtë ekonomisë, jashtë sistemit financiar në fillim të vitit është artikuluar në vlerën e 2,4 miliardë eurove.

“Nuk mund ta them që gjithë pjesa e synuar është brenda, pasi kërkojmë të bëjmë një ndarje të thellë të burimeve jo të sigurta të ekonomisë. Ne synojmë atë pjesë të ekonomisë që është e pastër, që është vënë me punë të ndershme. Prandaj, nuk ka një ndarje dhe një synim të të ardhurave që do të amnistohen. Synimi i administratës fiskale është hartimi i instrumenteve që nëpërmjet sistemit do të gjurmojnë edhe pas këtij viti, pasi ky është thelbi i gjithë amnistisë, prandaj biznesi duhet ta konsiderojë këtë vitin zero.” – thotë ministrja.

Përfituesit

Ministrja Denaj tha se nga amnistia do të përfitojnë bizneset dhe emigrantët.

“Amnistia fiskale nuk vjen për shkak të pandemisë, por si një nevojë për t’i ftuar bizneset që në vite kanë krijuar diferencë mes realitetit dhe pasqyrave fiskale, çka krijon një ngërç në avancimin e biznesit dhe zhvillimit ekonomik.

Nga ana tjetër, garancitë sovrane do të kërkojnë kohën e duhur për t’u përthithur dhe për të dhënë impaktin. Por nuk mund të ndodhë që të gjitha këto fonde të japin impakt me këtë ngërç ekonomik, pasi pasqyrat fiskale dhe ato reale nuk janë në të njëjtën qasje. Është një mundësi që ai biznes që e ka vendosur atë aset me punë të ndershme, ta amnistojë për 10 vjet. Në amnisti përfshihen edhe individët që kanë siguruar të ardhura nga emigracioni dhe nuk i kanë deklaruar.

Që në momentin e hartimit të ligjit nuk janë përfshirë në amnistinë fiskale disa kategori, si ato që janë të ekspozuara në politikë dhe administratën e lartë, apo ata persona që janë përfshirë në pastrimin e parave.”

Buxheti

Ministrja e Financave bën të ditur se rishikimi i buxhetit nuk do t’i prekë shpenzimet publike.

Lexo edhe :  Princ Leka për gjyshe Geraldinën: Falë tregimeve të saj kam mësuar historinë dhe kulturën tonë të vyer

“Akti normativ i buxhetit synoi në radhë të parë, t’i lërë të paprekura disa shpenzime të cilat janë të domosdoshme për të vijuar, siç janë shpenzimet kapitale. Në fillim të vitit e kemi theksuar se përtej situatës së pandemisë shpenzimet kapitale nuk janë prekur. Në vijim rritëm shpenzimet kapitale dhe na u desh të ndryshonim dhe një nen të rëndësishëm të ligjit organik të buxhetit, për të akomoduar dy goditjet e ekonomisë, atë nga tërmeti dhe atë nga pandemia.” – thotë ministrja.

Ndërsa për alokimin e fondeve të shëndetësisë me buxhetin e rishikuar, ministrja Denaj theksoi se do të ketë rritje të tyre edhe gjatë periudhës afatmesme.

“Synohet që fondi për shëndetësinë të jetë në rritje, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Projektbuxheti afatmesëm 3-vjeçar, që është këtë javë në diskutim, do të ketë vëmendjen e synuar për të parë përtej këtij 6-mujori. Me adresimin e nevojave në fazën e parë të emergjencës dhe me fondin rezervë të alokuar, ka mundësi të mjaftueshme për t’i përballuar nevojat e shëndetësisë këtë vit. Në planin e rimëkëmbjes jo e gjitha pasqyrohet nëpërmjet rishikimit të buxhetit, por flasim për politika fiskale afatmesme, politika të integrimit ekonomik që do të kenë në fokus biznesin e vogël dhe të mesëm. Të gjitha këto nuk janë të reflektuara në 6-mujorin e dytë të vitit, janë politika afatmesme.” – tha dje Denaj.

Amnistia

Shkalla e tatimit për pasuritë e deklaruara

  1. Në rastet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka mban një tatim të posaçëm prej:
  2. a) 5 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;
  3. b) 7 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit;
  4. c) 10 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit.
  5. Në rastet e deklarimit vullnetar të pasurive të tjera pranë njësisë speciale, tatimi i posaçëm paguhet si vijon:
  6. a) 5 për qind të vlerës së deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;
  7. b) 7 për qind të vlerës së deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit;
  8. c) 10 për qind të vlerës së deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Jehonë botërore që Putin testoi vaksinën te vajza e vet

Lajmi i bujshëm i ditës së sotme ishte se Rusia do të miratojë së shpejti një vaksinë anti COVID-19...

Kastrohet ariu i egër pasi iu afrua një vajze më shumë se ç’duhet (VIDEO)

Ka një zemërim nga qytetarët në Meksikë pasi një ari i zi i parë në video teksa afrohej tek një vizitor në një park...

Më 12 dhe 14 gusht Tirana pa drita, ja zonat dhe oraret

Në datën 12 dhe 14 gusht në disa zona në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas OSHEE-së kjo do të ndodhë për...

Pamjet me dron, ja pasojat e shpërthimit katastrofal në Bejrut (VIDEO)

Shpërthimi i madh që goditi portin e Bejrutit dhe rrethinat e saj një javë më parë ka lënë zonën si në një shtet të...

Politika në Kosovë s’gjen qetësi, sërish përplasje brenda koalicionit qeverisës

Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë u dukën të lëkundura që pas rifillimit të bisedimeve me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Aleanca...

Lajme të tjera

Web TV