Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë urës së “Dajlanit”, në Durrës.
Një automjet ka përplasur një fëmijë 6 vjeç, ndërkohë bëhet me dije se ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi:
Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
/Re.Gu/Fjala.al