Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Hapet gara/ Rruga “Milot-Fier” me koncension deri në 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapet gara e koncesionit për rrugën ‘Milot-Thumanë-Kashar-Fier’, kostoja koncensionare e të cilës përllogaritet të jetë 1.118 miliard euro, ndërsa kohëzgjatja e koncesionit do të jetë 35 vite.

Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për konceisonarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro.

Koncesioni ka një afat 35 vjeçar por trafiku do të garantohet për më pak se gjysmën e viteve te operimit. Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.

Sipas tabelës së dhënë nga MIE në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro. Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro.

E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimale prej 7 për qind të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për konceisonarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro.

Njoftimi

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin për dhënien me konçesion/partneritet publik privat per projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier.

Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese (procedurë e hapur) sipas kritereve kualifikuese dhe vlerësuese të specifikuara në këtë dokument. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 (tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi e saj.

Lexo edhe :  Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij

Kjo Kontrate hyn në fuqi pas nënshkrimit nga palët dhe pas botimit te Vendimit të Këshillit te Ministrave te miratimit te saj ne Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Korridori Adriatiko – Jonian (AIC) eshte identifikuar si pjese e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrire korridorin kryesor te rrjetit te BE-se ne Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatësia e vlerësuar e te gjithë Korridorit e Mesdheut është rreth 1,550 km. Në Ballkanin Perëndimor, korridori kalon nëpër Mal të Zi (afërsisht. 7% e gjatësisë totale) dhe Shqipëria (afërsisht 20% e gjatësisë totale ose rreth 300 km).

Krijimi i rrjetit që synon të forcojë sigurinë në rrugë, planifikimin e transportit, lidhjen rajonale, lëvizjen, konkurrencën dhe integrimin me rrjetin TEN-T të BE-së.

Projekti i propozuar – një Segment rrugor me pagesë nga Miloti në Fier rreth 115 km – është 37% e AIC Shqiptare, dhe 7.5% e Korridorit të përgjithshëm të Korridorit të Mesdheut.

Një pjesë e rrugës së propozuar janë shtrirje e reja dhe rrugë ekzistuese të përmirësuara në autostradën e Kategorisë A dhe rruge interurbane kryesore Kategoria B.

Rruga përfshin gjithashtu tunelet dhe urat e nevojshme, nënkalimet/mbikalimet, interseksionet, gardhet e sigurisë, rrugët e shërbimit, hyrjet/daljet e kontrolluara, stacionet e pagesave, zonat e parkimit dhe Sistemin e Monitorimit të Transportit Inteligjent (ITS).

Rruga përfshin gjashtë (6) seksionet në vijim:

  • Seksioni 1- Milot – Thumanë – 13.5 km i gjatë
  • Seksioni 2-Thumanë – Kashar – 20 km i gjatë
  • Seksioni 3-Kashar – Pezë Helmës – 9 km i gjatë
  • Seksioni 4-Pezë Helmës – Luzi i Vogël – 24 km i gjatë
  • Seksioni 5-Luzi i Vogël / Lekaj – I/C Rrogozhinë – 8 km i gjatë
  • Seksioni 6-Rrogozhinë – fillimi i Bypass-it të Fierit – 38 km i gjatë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dorëheqja e Elsa Toskës, Kuvendi hap aplikimet për vendin në Gjykatën Kushtetuese

Dy javë pasi Elsa Toksa dha dorëheqjen nga detyra si anëtare e trupës së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka shpallur...

Horoskopi ditor, e premte 4 tetor 2024

Dashi Kjo e premte do të jetë mjaft e mirë, ku do të përjetoni emocione të forta. Kjo periudhë është mjaft stimuluese, ndaj mos i...

Përplasje e fortë në studio mes Vangjelit dhe Nokës: Pusho të flas un

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të...

Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën

Juristi Ylli Manjani tha se kryeministri i vendit po luan një lojë politike ekselente, sa i takon mënyrës se si ai e shet tek...

Mesazhet shantazhuese/ Bardhi: Lidhen me përgjimet që disponoj nga Sky Ecc

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme mesazhet shantazhuese që i kanë ardhur në aplikacionin “Signal”.  I ftuar...

Lajme të tjera

Web TV