KPK e konfirmoi në detyrë prokurorin Ludovik Dodaj, Komisioneri Publik ankimon vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimin e Komisionit të Pavarur të kualifikimit për prokurorin Ludovik Dodaj.

Komisioneri Publik ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për Ludovik Dodajn me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Sipas Komisionerit Publik vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 255, datë 8.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Ludovik Dodaj, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Njoftimi i plotë i Komisionerit Publik

Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 255, datë 8.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ludovik Dodaj.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Lexo edhe :  Trafik e vështirësi në parkim/ Një në dy banorë ka një makinë në Tiranë

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Pashkë në shtëpi”/ Dua Lipa me pushime në jug të Shqipërisë me partnerin e saj

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka surprizuar ndjekësit duke festuar Pashkët në atdhe. Artistja ka zgjedhur bregdetin shqiptar për...

Shqiptari tenton të rrëmbejë tre fëmijë në Greqi

Një 37-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë në Greqi pasi tentoi të rrëmbente tre fëmijë. Ngjarja ndodhi të dielën e Pashkës në Petrochori,...

Disa lloje çajrash mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin tuaj

Dihet se çaji jep shumë përfitime për shëndetin, por kjo nuk do të thotë që nuk ka asnjë rrezik. Në varësi të metodës së përpunimit...

Vatikani publikon pamjet e Papa Françeskut në arkivol, planet për funeralin

Vatikani ka publikuar fotot e Papa Françeskut në arkivolin e tij. Arkivoli i Papës do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku mund të...

Batutat me fotot nudo në Spille, Rama: Këta zhabulanë më tregojnë mua se ç’është familja…

Kryeministri Edi Rama ndau me qytetarët përmes rubrikës “Sy m’Sy” se kishte ndjekur disa sekuenca diskutimesh në studio televizive sa i takon zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV